LAJMI I FUNDIT:

Gjiganti anglez hap negociatat me Feyenoordin për trajnerin Arne Slot

Gjiganti anglez hap negociatat me Feyenoordin për trajnerin Arne Slot

Klubi anglez, Liverpooli ka hapur negociatat me holandezët e Feyenoordit për punësimin e Arne Slot si trajnerin e tyre të ri.

Sky Sports Neës raportoi të martën se Slot është favorit ndër emrat e shqyrtuar nga Liverpooli për zëvendësuesin e Jurgen Klopp.


Trajneri  Feyenoordit i përmbush të gjitha kriteret e tyre kryesore për pozicionin dhe burimet në Holandë tregojnë se procesi mund të ecë shpejt me 45-vjeçarin që dëshiron t’i bashkohet klubit nga Anfield.

Kompensimi parashikohet të jetë rreth 10 milionë euro nëse një marrëveshje do të mbyllet.

Slot, i cili siguroi Kupën KNVB fundjavën e kaluar dhe udhëhoqi Feyenoord drejt titullit të tyre të parë në gjashtë vjet sezonin e kaluar, i bën thirrje Liverpoolit për shkak të stilit të tij agresiv dhe lojës së shpejt.

Holandezi ka rezultuar i aftë për të përmirësuar individët si dhe kolektivin, ndërkohë që operon me një buxhet më të vogël se konkurrentët e tij kryesorë, dhe prirja e tij për një formacion 4-2-3-1 ose 4-3-3 i përshtatet Redsave.

Kush është Arne Slot? ‘Adhuruesi karizmatik i repit’ tani favorit për ta zëvendësuar Kloppin tek Liverpooli
Lexo po ashtu Kush është Arne Slot? ‘Adhuruesi karizmatik i repit’ tani favorit për ta zëvendësuar Kloppin tek Liverpooli

Slot më parë është lidhur edhe me Tottenham, Chelsea dhe Leeds. Ai nënshkroi një kontratë të re majin e kaluar për ta mbajtur atë në Feyenoord deri në vitin 2026, por i është referuar dëshirës për të bërë hapin tjetër në karrierën e tij.

Menaxheri i sportit, Ruben Amorim ishte nën shqyrtim nga Liverpool, por burimet thonë se ai nuk është më në kuadër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Ligat tjera
Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Bundesliga
Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Ndërkombëtare
Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ligat tjera
Kalo në kategori