LAJMI I FUNDIT:

Gjendet pa shenja jete një serb në Leposaviq, ishte lajmëruar i humbur

Gjendet pa shenja jete një serb në Leposaviq, ishte lajmëruar i humbur

Një serb është gjetur i vdekur në Leposaviq, pasi ishte raportuar si i zhdukur.

Në lidhje me rastin ka njoftuar edhe Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, e cila ka thënë ky person ishte lajmëruar si i humbur.


Tutje, nga kjo shoqatë kanë thënë se trupin e viktimës e kanë dorëzuar të organet kompetente.

“Sot rreth orës 10:00 Kemi pranuar një ftesë nga Policia e Kosovës, për humbjen e një personi te moshuar ne Komunën e Leposaviqit. Pas kërkimeve intensive nga anëtarët e shoqatës kemi arritur që ta gjejmë të humburin pa shenja jete dhe kemi bërë dorëzimin tek organet kompetente viktima është gjetur rreth orës 17:00”, thuhet në njoftim.