LAJMI I FUNDIT:

Gjendet një trup i varrosur në Prizren, dyshohet se i takon kohës së luftës

Gjendet një trup i varrosur në Prizren, dyshohet se i takon kohës së luftës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ditën e enjte në Prizren ka gjetur një trup të varrosur, i cili dyshohet se i takon kohës së luftës dhe potencialisht ndodhet në listën e personave të zhdukur gjatë luftës.

Policia bën të ditur se trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe identifikim, transmeton Telegrafi.


“Gjatë hetimeve është gjetur i varrosur një trup i pajetë që dyshohet se i takon kohës së luftës dhe potencialisht ndodhet në listën e personave të zhdukur gjatë luftës. Gjetjet e trupit janë dërguar në IML për obduksion si dhe për identifikim në bazë të analizave të ADN-së”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/