LAJMI I FUNDIT:

Gjakovari qëlloi aksidentalisht veten me pistoletë në këmbë

Gjakovari qëlloi aksidentalisht veten me pistoletë në këmbë
Foto: Ilustrim

Një person ka marr lëndime trupore pasi aksidentalisht ka qëlluar veten me pistoletë në këmbë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të premten rreth orës 16:00 në rrugën “Ismajl Qemajli”, në Gjakovë.


Në raport thuhet se viktima është dërguar për trajtim mjekësor pas lëndimeve të pësuara nga arma e zjarrit.

Sipas mjekëve viktima është jashtë rrezikut për jetë.

“Një mashkull kosovar është dërguar për trajtim mjekësor pas lëndimeve të pësuara nga arma e zjarrit. Sipas një dëshmitari incidenti ka ndodhur derisa viktima ishte në veturë dhe aksidentalisht ka qëlluar veten me pistoletë në këmbë. Sipas mjekëve viktima është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raport.

Ndërkaq, njësitë policore dhe hetuesia i janë përgjigjur rastit dhe në vendin e ngjarjes kanë sekuestruar një pistoletë  me shtatë fishekë dhe një gëzhojë. Në konsultim me prokurorin rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/