LAJMI I FUNDIT:

Gisele Bundchen fotografohet pa unazën e martesës mes raportimeve se po divorcohet nga Tom Brady

Gisele Bundchen fotografohet pa unazën e martesës mes raportimeve se po divorcohet nga Tom Brady

Gisele Bundchen u fotografua pa unazën e saj të martesës pak pasi u zbulua se ajo dhe bashkëshorti Tom Brady punësuan avokatë divorci.

Fotot tregojnë modelen braziliane pa unazën e martesës teksa ndodhej jashtë me fëmijët e saj në Miami, ku ajo ka qëndruar mes thashethemeve se po ndahet nga lojtari i NFL.


Bundchen, 45, i çoi dy fëmijët e saj – djalin Benjamin, 12 vjeç dhe vajzën Vivian, 9 vjeç – në një palestër, të veshur thjeshtë me një bluzë të bardhë dhe dollakë gri të hapur.

Foto: Mega

Ajo dukej se ishte në modalitetin e nënës, pasi mbante të gjitha pajisjet e palestrës së fëmijëve të saj dhe ua kaloi atyre, duke përfshirë një shishe uji dhe një rrip karateje të kaltër.

Dy fëmijët më në fund shkuan me nxitim në palestër, duke e lënë nënën e tyre me disa nga pajisjet e tyre dhe një krah të lirë që ajo të tregonte dorën e saj të majtë pa unazë.

Foto: Mega

Kjo është hera e dytë që ish-modelja e “Victoria’s Secret” është parë pa unazën e saj këtë javë.

Të hënën (3 tetor), ajo u fotografua duke dalë nga një palestër pasi kishte bërë një stërvitje dhe nuk kishte unazën e saj as në atë rast.

Ndërsa është e paqartë nëse heqja e unazës së saj lidhet me problemet martesore të çiftit, Bundchen kishte mbante unazën e saj deri në qershor, ndërsa familja pushonte në Portofino, Itali.

Foto: Mega

Të dy Bundchen dhe Brady, 45 vjeç, ikën në Miami përpara se Uragani Ian të godiste shtëpinë e tyre në Tampa Bay të Floridas ku Brady luan për Buccaneers, por një burim i tha Page Six në atë kohë se ata ishin zhvendosur në shtëpi të veçanta.

Marrëdhënia e çiftit ka qenë e përkeqësuar gjatë muajve të fundit pasi ata u tha se u fjalosën për vendimin e Brady për t’u tërhequr nga NFL. Marrëdhënia duket se po arrin pikën kulmore pasi secila palë mori avokatë divorci këtë javë.

Foto: Mega

“Asnjëherë nuk e kam menduar se ky argument do të ishte fundi i tyre, por duket se është kështu”, tha një burim.

“Unë nuk mendoj se do të ketë ndonjë rikthim tani. Ata të dy kanë avokatë dhe po shikojnë se çfarë do të sjellë një ndarje, kush do të marrë çfarë dhe cilat do të jenë financat”, tha tutje ky burim.

Foto: Backgrid

As Bundchen dhe as Brady nuk kanë adresuar drejtpërdrejt raportet e ndarjes, por ata të dy kanë lënë të kuptohet individualisht për ndarjen.

U përfol për ndarje - Gisele Bundchen flet për herë të parë për krizën në martesë
Lexo po ashtu U përfol për ndarje - Gisele Bundchen flet për herë të parë për krizën në martesë

Në kopertinën e saj të shtatorit të Elle, Bundchen shprehu “shqetësimet” e saj për faktin se bashkëshorti i saj vazhdon të luante “sportin shumë të dhunshëm”.

Foto: Gisele Bundchen/Instagram

“Unë dhe fëmijët e mi do të donim që ai të ishte më i pranishëm”, tha ajo, duke shtuar se “padyshim që i ka pasur ato biseda me të pa pushim”.

Dyshja u martuan në shkurt 2009. Brady ishte në lidhje më parë me Bridget Moynahan, 51 vjeç, për gati tre vjet derisa u ndanë në vitin 2006 dhe bashkë kanë një djalë, Jack 15 vjeç. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Fotografitë e jashtëzakonshme ‘para dhe pas’, tregojnë se sa shumë ka ndryshuar Bianca Censori, që kur u martua me Kanye West

Fotografitë e jashtëzakonshme ‘para dhe pas’, tregojnë se sa shumë ka ndryshuar Bianca Censori, që kur u martua me Kanye West

Magazina
“La gruan në xhakuzi dhe iku te Juli” – Banorët kritikojnë rëndë Romeon pasi la Heidin të vetme në suitë

“La gruan në xhakuzi dhe iku te Juli” – Banorët kritikojnë rëndë Romeon pasi la Heidin të vetme në suitë

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
Doja Cat sjell fotografi tejet të guximshme në bikini, duke pozuar në një dërrasë sërfi

Doja Cat sjell fotografi tejet të guximshme në bikini, duke pozuar në një dërrasë sërfi

Magazina
E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

Magazina
Kalo në kategori