LAJMI I FUNDIT:

Giroud tregon datën se kur do të pensionohet nga Franca

Giroud tregon datën se kur do të pensionohet nga Franca

Olivier Giroud ka lënë të kuptohet se do të pensionohet nga futbolli me kombëtare pas përfundimit të Euro 2024 duke thënë se ai është trofeu që mungon në koleksionin e tij.

Sulmuesi ka mbajtur një sy tek shorti i Euro 2024, që u mbajt në Hamburg të shtunën aty ku Franca u pozicionua në grupin D së bashku me Austrinë, Holandën dhe fituesin e play-offit të grupit A ( mes Polonisë, Uesllsit, Finlandës dhe Estonisë).


Është një nga garat ku Giroud nuk ka arritur të dal asnjëherë fitues gjatë karrierës së tij andaj 37-vjeçari ka bërë me dije se mund të pensionohet në rast se shpallen kampion në fund.

“Më mungon ky Kampionat Evropian. Nëse e fitojmë, do të pensionohem. Kjo mund të ndodhë edhe nëse nuk i shkojmë deri në fund. Unë jam duke shijuar çdo moment”, ka thënë Giroud për RMC Sport.

“Ju kam thënë disa shokëve që nëse e fitojmë Kampionatin Botëror 2022, unë do të tërhiqem. Por jam shumë i uritur për të fituar tituj me shtetin tim. Kam shumë shpresa dhe ambicie”, është shprehur ai.

Giroud ishte i lumtur me shortin pasi ai mendon se ata janë pozicionuar në një grup relativisht më të lehtë se sa në vitin 2021, ku ata duhej të përballeshin me Gjermaninë, Portugalinë dhe Hungarinë.

“Ne e njohim Holandën mjaft mirë, gjithmonë ka qenë e vështirë ndaj tyre. Ndoshta është një short më i lehtë se sa në edicionin e kaluar”, ka thënë Giroud.

“Austria ka mjaft talent të mëdhenj. Ata janë disa djem që luajnë në klube të mëdha. Ne do të shkojmë atje duke e ditur se nuk do të jetë e lehtë, por do mundohemi të bëjmë ndeshje të mira”, përfundoi sulmuesi i Milanit.

Giroud ka bërë debutimin e tij për Francën në një përballje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2011 dhe ka shënuar 56 gola për “Los Bleus”, gjë që e bën atë golashënuesin më të mirë në histori të kombëtares franceze./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Bundesliga
Kalo në kategori