LAJMI I FUNDIT:

“Girona ishin më të mirë” – Ancelotti flet për ndeshjen mes Barcelonës dhe Gironas

“Girona ishin më të mirë” – Ancelotti flet për ndeshjen mes Barcelonës dhe Gironas

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka lavdëruar Gironan për paraqitjen e tyre ndaj Barcelonës mbrëmjen e së dielës.

Girona triumfoi me rezultat 4-2 në udhëtim ndaj Barcelonës duke marrë kreun e tabelës në La Liga pas 16 ndeshjeve të zhvilluara, duke lënë prapa vetes ekipe si Real Madrid, Atletico Madrid dhe Barcelona.

Tekniku italian ishte i impresionuar me karakterin dhe personalitetin e lojtarëve të Gironas, pasi që nuk është e lehtë dhe nuk e shohim çdo herë një ekip të dominojë blaugranasit në atë mënyrë, e sidomos në shtëpinë e tyre.

Real Madridi mund të nënshkruajë me yllin e Gironas për një çmim mjaft të ulët
Lexo po ashtu Real Madridi mund të nënshkruajë me yllin e Gironas për një çmim mjaft të ulët

Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Union Berlin, Ancelotti u pyet nësë ishte i befasuar për faktin se Barcelona ka pësuar katër gola si vendas në La Liga për herë të parë në pesë vitet e fundit.

“Unë mund të flas si një tifoz. Barca-Girona ishte një ndeshje argëtuese, ata luajtën dhëmbë për dhëmbë, Girona ishin më të mirë, ishin më të suksesshëm. Dhe unë duhet të ndalojë këtu, nuk mund të kritikoj ose të jap fjalime për ekpet tjera, në aspektin e taktikës dhe analizës. Më pëlqeu ndeshja, ishte argëtuese. Aftësia e Gironas për të qenë në këtë nivel me kaq shumë personalitet dhe karakter është befasuese”, ka thënë Ancelotti.

A do i lejohej pjesëmarrja Gironas në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm në rast kualifikimi?
Lexo po ashtu A do i lejohej pjesëmarrja Gironas në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm në rast kualifikimi?

Jo në shumë raste tifozët e Real Madridit e kanë festuar një fitore të kundërshtarëve, si ajo e Gironas ndaj Barcelonës e cila bëri që ata të zbresin në pozitën e dytë në tabelë.

Sidoqoftë, më këtë humbje të blaugranasve, diferenca e pikëve mes Barcelonës dhe Real Madridit ka shkuar në pesë sosh./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Anglia e nis me fitore në Euro 2024 dhe merr kryesimin e grupit

Anglia e nis me fitore në Euro 2024 dhe merr kryesimin e grupit

Përfaqësueset
Shuma marramendëse e parave që skuadra e Anglisë do të marrë nëse fiton në Euro 2024

Shuma marramendëse e parave që skuadra e Anglisë do të marrë nëse fiton në Euro 2024

Përfaqësueset
UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë pas ndeshjes me Italinë

UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë pas ndeshjes me Italinë

Kombëtarja e Shqipërisë
Ylli i Barcelonës tronditë me deklaratë: Kam menduar ta lë futbollin

Ylli i Barcelonës tronditë me deklaratë: Kam menduar ta lë futbollin

La Liga
Shqiptarët dhe serbët u përleshën në qendër të Gelsenkirchen

Shqiptarët dhe serbët u përleshën në qendër të Gelsenkirchen

Përfaqësueset
Ronaldinho “shpërthen” ndaj Brazilit: Nuk do t’i shikoj ndeshjet e tyre, shumica janë lojtarë mesatarë

Ronaldinho “shpërthen” ndaj Brazilit: Nuk do t’i shikoj ndeshjet e tyre, shumica janë lojtarë mesatarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori