LAJMI I FUNDIT:

Gazetta dello Sport: Juve dhe Interi fillojnë bisedimet për shkëmbimin Dybala – Icardi

Gazetta dello Sport: Juve dhe Interi fillojnë bisedimet për shkëmbimin Dybala – Icardi

Juventusi thuhet se është i gatshëm që ta lejojë largimin e Paulo Dybalas në këto ditë të fundit të afatit kalimtar.

Nga ana tjetër edhe Interi po e dëshiron largimin e Mauro Icardit, sidomos pas deklaratave të Wanda Naras se ai nuk e dashur asnjëherë largimin nga Giuseppe Meazza, derisa Beppe Marotta ka thënë se sulmuesi nuk ka të ardhme te klubi verdhë e zinj.


Tani, La Gazetta dello Sport raporton se Zonja e Vjetër dhe Nerazzurët janë bisedime për shkëmbimin e La Joyas me sulmuesin problematik.

Dybala në fillim të kësaj vere kishte refuzuar kalimin te Interi, mirëpo në fitoren ndaj parmës në fundjavën e kaluar, qëndroi në stol.

Marotta ia mbyll çdo derë Icardit: Wanda na acaroi, nuk i ka thënë askush sulmuesit që do të qëndrojë te Interi
Lexo po ashtu Marotta ia mbyll çdo derë Icardit: Wanda na acaroi, nuk i ka thënë askush sulmuesit që do të qëndrojë te Interi

Maurizio Sarri i ka bërë me dije argjentinasit se nuk është në planet e tij dhe se e dëshiron një zgjidhje sa më të mirë për të.

Icardi në njëfarë forme kishte pranuar se nga Interi do të largohej vetëm për transferimin në Allianz Stadium, e që shkëmbimi në mes të dyja klubeve duket më i mundshëm se kurrë më parë. /Telegrafi/