LAJMI I FUNDIT:

Gazetari holandez i krimit Peter R. de Vries qëllohet me armë në Amsterdam – mediat sjellin detajet e ngjarjes

Gazetari holandez i krimit Peter R. de Vries qëllohet me armë në Amsterdam – mediat sjellin detajet e ngjarjes

Një reporter holandez i krimit i cili kishte qenë shënjestër e kërcënimeve me vdekje u qëllua dhe u plagos rëndë në Amsterdam të martën në mbrëmje.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Peter R. de Vries, i njohur gjerësisht dhe i vlerësuar për punën e tij hetimore mbi botën e krimit holandez, u qëllua në kryeqytet ndërsa largohej nga një studio televizive ku ishte shfaqur si mysafir.


Policia tha se tre persona u arrestuan – dy në një makinë në një autostradë dhe një në Amsterdam.

Sipas shefit të policisë së Amsterdamit, një nga të arrestuarit është “ndoshta” vrasësi i dyshuar.

Ai nuk dha informacion të mëtejshëm mbi arrestimet ose një motiv të mundshëm të krimit.

Kryeministri i përkohshëm holandez Mark Rutte tha se të shtënat ishin “tronditëse dhe të pakonceptueshme”.

Ndërkohë, gazetari dhe prezantuesi televiziv 64-vjeçar po “lufton për të qëndruar gjallë” sipas Femke Halsema, kryetari i bashkisë së Amsterdamit.

De Vries është i njohur në vend për rolin e tij në disa çështje penale, pasi rregullisht ishte paraqitur si zëdhënës i viktimave ose në rrethin e ngushtë të dëshmitarëve kryesorë.

Ai ka marrë një numër kërcënimesh me vdekje gjatë karrierës së tij.

Ndërkohë dëshmitarët të martën dëgjuan pesë të shtëna me armë dhe panë që gazetari ishte qëlluar në kokë, njoftoi televizioni publik NOS. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rusët tentuan sërish të marrin nën kontroll qytetin CHasiv Yar, edhe kësaj radhe dështuan – artileria ukrainase ishte shumë precize

Rusët tentuan sërish të marrin nën kontroll qytetin CHasiv Yar, edhe kësaj radhe dështuan – artileria ukrainase ishte shumë precize

Evropa
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Botë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Humb jetën në luftime njëri prej pilotëve më të mirë ukrainas

Humb jetën në luftime njëri prej pilotëve më të mirë ukrainas

Evropa
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Botë
Kalo në kategori