Zjarrfikësit luftojnë me flakët në jug të Francës pas valës së të nxehtit në Evropë


Zjarrfikësit po luftonin me disa zjarre të nxitura nga erërat e forta në Francën jugore të enjten, ndërsa vendi u përball me kushte të thata pas valës së fundit të të nxehtit në Evropë.
Ministri i Brendshëm, Laurent Nunez tha se tre zjarre, dy prej të cilave shpërthyen në skajin perëndimor të qytetit portual mesdhetar të Marsejës, kishin djegur një sipërfaqe të kombinuar prej 1,210 hektarësh (12,100,000 metra katrorë), transmeton Telegrafi.
Organizata Botërore Meteorologjike javën e kaluar paralajmëroi se temperaturat rekord që pjekën Evropën Perëndimore për më shumë se një javë në fund të qershorit do të përkeqësonin rrezikun e zjarreve, duke pasur parasysh perspektivën për temperatura të larta të qëndrueshme, lagështi shumë të ulët dhe bimësi të thatë.
A major wildfire is currently burning in the Hérault department near Oupia and Beaufort, on the border with the Aude department in southern France.
The fire began around 4:00 p.m. local time on July 1, 2026, in a wooded area near Beaufort. Strong winds have rapidly spread the… pic.twitter.com/RbeK7QJZ77
— T_CAS videos (@tecas2000) July 1, 2026
Zjarri më i madh po digjej në zonën e departamentit administrativ të Aude pranë kufirit me Spanjën, me rreth 900 hektarë të djegur. Autoritetet lokale thanë se erërat e forta po e bënin më të vështirë për 800 zjarrfikësit të luftonin zjarrin.
Ndërkohë, zjarrfikësit po shuanin një zjarr të vogël në Rognac pranë aeroportit të Marsejës dhe kishin vënë nën kontroll një tjetër zjarr aty pranë që mbulonte 260 hektarë në Lancon-Provence. Zyrtarët lokalë thanë se nuk pati viktima.
Një erë e fortë tymi varej mbi zonën dhe pilotët e të paktën një fluturimi që zbarkoi në qytet i siguruan pasagjerët se era nuk vinte nga avioni i tyre, tha një dëshmitar i Reuters.
Më në lindje, në Frejus, një qytet turistik në departamentin Var rreth 35 kilometra nga Kana, më shumë se 2,000 njerëz u evakuuan nga gjashtë kampe të mërkurën për shkak të një zjarri pyjor aty pranë.
Zyra e motit e Francës ka paralajmëruar se një tjetër valë nxehtësie ekstreme mund të godasë javën e ardhshme. Autoritetet shëndetësore vlerësojnë se vala e mëparshme e nxehtësisë mund të ketë shkaktuar rreth 1,000 vdekje të tepërta në vend gjatë temperaturave rekord. /Telegrafi/









































