LAJMI I FUNDIT:

Gazeta e njohur spanjolle: Barça-Griezmann, e kryer

Gazeta e njohur spanjolle: Barça-Griezmann, e kryer
Antoine Griezmann (Getty Images)

Mediumet spanjolle e japin të kryer transferimin e Antoine Griezmann nga Atletico Madrid te Barcelona.

Barcelona është në kërkim të zëvendësuesit të Neymarit, i cili u largua gjatë verës së kaluar drejt Paris Saint-Germain për 222 milionë euro.


Katalunasit transferuan Ousmane Dembele nga Borussia Dortmundi për një shifër prej mbi 100 milionësh, por francezi ka dështuar të tregojë veten.

Barcelona me sulm ekskploziv për sezonin e ardhshëm
Lexo po ashtu Barcelona me sulm ekskploziv për sezonin e ardhshëm

Kështu, drejtuesit e klubit nga Camp Nou kanë etiketuar yllin e Atleticos, Griezmann, si transferimin perfekt për fazën e sulmit.

Griezmann dhe Coutinho gjatë një aksioni (Getty Images)

Mediat në Spanjë e kanë dhënë para disa javësh të kryer marrëveshjen verbale mes klubit dhe lojtarit, por tani thuhet se marrëveshja është arritur edhe me Atleticon.

Sipas gazetës katalunase Sport, Barcelona dhe Atletico kanë arritur marrëveshje mbi çmimin e sulmuesit francez.

Barça e gatshme të paguajë para shtesë për Griezmannin  
Lexo po ashtu Barça e gatshme të paguajë para shtesë për Griezmannin  

Kluazola e Griezmannit është 100 milionë euro dhe duhet të paguajë më së largu deri në muajin korrik, por Barcelona e dëshiron para Botërorit lojtarin.

Drejtuesit blagurana janë të gatshëm të paguajnë 115 milionë euro për të siguruar shërbimet e lojtarit qysh në muajin qershor pasi frikësohen se pas Kupës së Botës çmimi i tij mund të rritet dhe t’ia rrëmbej ndonjë skuadër tjetër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori