LAJMI I FUNDIT:

Gashi i reagon Bebe Rexhës: Ftojeni edhe Njomzën për bashkëpunim, kur ju tregova për Ava Max ju qëndruat heshtur

Gashi i reagon Bebe Rexhës: Ftojeni edhe Njomzën për bashkëpunim, kur ju tregova për Ava Max ju qëndruat heshtur
Foto: Getty Images/Guliver

Që kur shqiptarja me famë ndërkombëtare Bebe Rexha, u bëri ftesë të hapur patrioteve të saj: Rita Ora, Dua Lipa e Ava Max për bashkëpunim, vajzat shqiptare kanë arritur të shndërrohen në senzacionin e momentit.

Dua Lipa dhe Ava Max janë ato që i janë përgjigjur pozitivisht kësaj kërkese, gjersa ende nuk ka ndonjë reagim nga Rita Ora.


Megjithatë, lidhur rreth kësaj kërkese të Bebe Rexhës të bërë në rrjetin social Twitter, ka reaguar edhe një tjetër artist shqiptar i famshëm.

Bëhet fjalë për rap-artistin me prejardhje nga Kosova që jeton dhe vepron në New York, Gashi.

Gashi (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

Ky i fundit, ka publikuar në rrjetin social Instagram statusin e Bebe rexhës, teksa në mbishkrimin e fotografisë, u ka bërë thirrje vajzave që në bashkëpunim ta ftojnë edhe artisten tjetër shqiptare që po korr sukses në Amerikë, Njomza Vitia.

Njomza, artistja nga Kosova debutante në tregun e huaj - kush është vajza shqiptare për të cilën shkruan edhe 'Billboard'?
Lexo po ashtu Njomza, artistja nga Kosova debutante në tregun e huaj - kush është vajza shqiptare për të cilën shkruan edhe 'Billboard'?

Njomza është mikesha e ngushtë e Ariana Grandes, dhe është kujdesur për disa tekste të saj, njëherësh dhe konceptin e videos “Thank u, next year”.

Njomza (Foto: Mike Coppola/Getty Images/Guliver)

Përveç këtyre, Gashi ua ka kujtuar vajzave se dikur ai kishte dhënë mbështetje edhe për Ava Max (shqiptaren e cila u bë e famshme), por që në atë kohë kur ai e kishte spikatur talentin e saj, të tjerët kanë qenë “në gjumë”.

Gashi iu bëri thirrje që ta ftojnë edhe Njomzën në bashkëpunimin mes artisteve shqiptare të famshme (Foto: SC/Twitter)

“Kur unë ju tregova juve për Ava Max, ju të gjithë fjetët…tani po ju them për Njomzën, kështu që mos flini! PS: Në vitin 2019 ndaloni së përçari mes shqipeve”, ka shkruar Gashi në Instagram, gjersa më pas të njëjtin e ka fshirë.

Më pas, Gashi ka publikuar një tjetër status në rrjetin social Instagram, duke shkruar: “Vajzat shqiptare janë duke djegur tregun e muzikës. Jam shumë krenar për to”.

Gashi postoi një tjetër status në mbështetje të vajzave shqiptare, por më pas e fshiu (Foto: SC/Gashi/Instagram)

Por që më pas, të njëjtin postim, ai është penduar sërish dhe e ka fshirë!

Të shumta kanë qenë komentet nga ana e ndjekësve, gjersa i çuditshëm vazhdon të jetë fakti se si artistja shqiptare gjithashtu e suksesshme në rrafshin ndërkombëtar, Era Istrefi, ka mbetur jashtë loje.

Pavarësisht se ajo i kishte bërë krenarë shqiptarët me suksesin e këngës së saj “Bonbon”, si dhe si interpretuese e Himnit të Kampionatit Botëror 2018, Istrefi nuk mori asnjë ftesë për këtë bashkëpunim. /Telegrafi/

Era Istrefi në Kampionatin Botëror 2018 (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

“Pashë telefonin dhe ishte lajmërimi” - Sara Gjordeni tregon si mori vesh për vdekjen e të atit

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

Magazina
Ledioni dhe opinionistët futen në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Ledioni dhe opinionistët futen në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Kalo në kategori