LAJMI I FUNDIT:

​Gashi i PDK-së, e quan Bislimin sharlatan e mashtrues

​Gashi i PDK-së, e quan Bislimin sharlatan e mashtrues

Ish-ministri i Kulturës, nga radhët e PDK-së, Kujtim Gashi ka kritikuar ministrin në detyrë të Financave, Besnik Bislimi rreth çështjes së deklaratave të tij për zvogëlimin e papunësisë në kohë pandemie.

Gashi ka thënë se Bislimi ndoshta këto statistika i ka marrë nga subjekti i tij, i cili i ka mbushur bordet me militantë partiakë.


Ish-ministri Gashi ka pohuar se çështja e punësimit, përkatësisht ulja e papunësisë në Kosovë kërkon strategji, masa konkretet dhe vizion të qartë, e jo mendësi e shprehi të prapambetur konservative.

Madje, ministrin Bislimi e ka quajtur sharlatan dhe mashtrues.

Ky është postimi i tij i plotë

Ministri i shkarkuar i Financave Besnik Bislimi, duke injoruar statistikat zyrtare të institucioneve përkatëse, deklaroi se ulja e papunësisë në Kosovë ka shënuar rënie për 6.6%. Kjo deklaratë e bërë me kuturi në një kohë kur shumë shtete bëjnë plane se si ta kalojnë më lehtë krizën ekonomike, në kohë pandemie e në luftë me Covid-19, është qesharake dhe skandaloze.

Sigurisht, që statistikat i ka marrë nga subjekti i tij politik. Për ta vërtetuar atë deklaratë, duhet t’i referohemi raporteve të brendshme të VV-së për punësimet e militantëve të tyre partiakë. Politizimi i Bordeve të ndërmarrjeve të ndryshme, punësimet jashtëligjore me kriter nepotizmin në Komunën e Prizrenit dhe nëpër ministritë të udhëhequr nga kolegët e ministrit Bislimi, janë vetëm disa nga statistikat që ministri në fjalë i ka marrë për bazë kur ka deklaruar për uljen e papunësisë. Ndoshta, deklarata e tij është nxjerrë nga konteksti meqë fjalën e ka pasur për uljen e papunësisë brenda anëtarësisë së VV-së.

Në këtë kontest, çështja e punësimit, përkatësisht ulja e papunësisë në Kosovë kërkon strategji, masa konkretet dhe vizion të qartë, e jo mendësi e shprehi të prapambetur konservative, siç e ka kjo qeveri dhe ky ministër sharlatan e mashtrues, i cili papunësinë e lufton me deklaratë të turpshme, jashtëligjore dhe të pabazë.

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori