LAJMI I FUNDIT:

Gary Neville shpërthen pas formimit të Superligës së Evropës: Një veprim kriminal, mashtrues që nuk kanë lidhje me futbollin

Gary Neville shpërthen pas formimit të Superligës së Evropës: Një veprim kriminal, mashtrues që nuk kanë lidhje me futbollin

Tema e javës në Evropë është padyshim formimi i Sueperligës evropiane të futbollit.

Deri më tani 12 skuadra kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë garë gjigante që është kundërshtuar ashpër nga UEFA.


Manchester United, Manchester City, Arsenal, Chelsea e Liverpool janë nga Anglia, derisa Atletico Madrid, Barcelona, Real Madrid nga Spanja e Inter, Juventus e Milan nga Italia.

Besohet se këtyre 12 skuadrave do t’iu bashkohen edhe Borussia Dortmund, Bayern Munich e PSG.

Ish-mbrojtësi legjendar i Manchester United, Gary Neville që tani është në rolin e analistit sportiv ka shpërthyer pas formimit të kësaj lige.

Neville ka thënë se është një veprim kriminal, duke akuzuar pronarët e klubeve se nuk kanë lidhje me futbollin.

“Unë kam qenë një tifoz i Manchester United për 40 vite, por jam i neveritur. Dua të them, Liverpooli është klubi i ‘You’ll Never Walk Alone’, dhe më pas Manchester United, krijuar nga njerëz të lindur dhe rritur rreth ‘Old Trafford’ më shumë se 100 vite dhe duan të hyjnë në një turne pa konkurs”.

“Është një turp, një veprim kriminal. Ne duhet të rishikojmë fuqinë e futbollit të këtij vendi duke filluar me klubet që dominojnë dhe kërkojnë Ligën Premier, duke filluar me klubin tim, Manchester United”.

“Ajo që po shohim është koprracia e thjeshtë, asgjë tjetër. Pronarët e të dyja klubeve por edhe City dhe Chelsea janë mashtrues, ata nuk kanë asnjë lidhje me futbollin në Angli”.

“Ky vend ka më shumë se 150 vjet histori futbolli, duke filluar me tifozët e këtyre klubeve të cilët për dekada me radhë kanë brohoritur dhe mbështetur ekipin e tyre në çdo situatë dhe janë ata që duhet të mbrohen”.

“Unë i detyrohem shumë futbollit. Këtë e fitova dhe ende fitoj para, si dhe kam investuar dhe vazhdoj të investoj në të, kështu që unë nuk jam kundër parave që shkojnë rreth në futboll, por unë me të vërtetë kujdesem për parimet dhe etikën e të këtij sporti”.

“Nëse Leicester fiton Ligën Premier, është e drejtë që ata të shkojnë në Ligën e Kampionëve. Ky është një shembull, por është mënyra se si duhet të funksionojë, jo se skuadrat si Totenhem Hotspur, Man Utd ose Arsenal që nuk janë as në Ligën e Kampionëve, mund të marrin pjesë në një garë elitare”.

“Nëse ata kanë firmosur një para kontratë gjobitini, lërini në fund të klasifikimit dhe hiqini titujt që ata kanë fituar, ose shpëtoni Fulhamin dhe ulni Unitedin, Liverpoolin dhe Arsenalin të cilët janë tre skuadrat më të vjetra dhe kanë tradhtuar tifozët e tyre”.

“Ata të gjithë kanë mjaft, koha ka mbaruar. Duhet një komision i jashtëm që vlerëson këta pronarë dhe raporton rendin”, ka deklaruar Neville. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori