LAJMI I FUNDIT:

GamerLegion kalojnë në fazën tjetër në BLAST Paris Major pas fitores ndaj Apeks

GamerLegion kalojnë në fazën tjetër në BLAST Paris Major pas fitores ndaj Apeks

Ekipi GamerLegion i është shtuar listës së skuadrave që kanë kaluar në fazën ‘Champions Stage’ në turneun Major të CS:GO në Paris.

GamerLegion u përballën me ekipin Apeks në ndeshjen vendimtare, të cilët i mposhtën me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa për ta siguruar biletën për në ‘Champions Stage’.


Ata kaluan në këtë fazë pasi fituan tri ndeshje dhe humbën vetëm një ndaj ekipit Heroic.

Deri më tani përpos GamerLegion pjesëmarrjen në ‘Champions Stage’ e kanë siguruar edhe katër skuadra tjera, ato janë: Heroic, Vitality, Monte dhe Liquid.

Faza ‘Champions Stage’ do të zhvillohet në sallën Accor Arena në Paris, ku tetë skuadra do të garojnë për çmimin e vendit të parë prej 500.000 dollarësh.

/Telegrafi/