Paris Saint Germain ka pasur një verë të ngjeshur me shumë ndryshime në skuadër.

Emra të rinj zbarkuan në Parc de Princes, por që në fund trajneri i parisienëve Christophe Galtier ende nuk ka mbetur i kënaqur.

Tekniku i parisienëve ka thënë se ka pritur një mbrojtës më shumë të transferohet si dhe një sulmues.

“Na vjen keq që nuk arritëm të merrnim një mbrojtës qendre, pasi vërtetë kishim nevojë”, tha Galiter.

“Mungesa e Kimpembe po krijon probleme dhe tashmë po hyjmë në një periudhë ku do të luajmë shumë ndeshje, prandaj do të na pëlqente të kishim një mbrojtës dhe një sulmues më shumë në ekip”, vazhdoi tutje trajneri francez.

Reklama

Megjithatë Galtier ka thënë se presidenti i PSG-së ka bërë më të mirën e mundshme në tregun e transferimeve për ta përforcuar ekipin

Reklama

“Është e vështirë dhe e rrallë të mbetesh i kënaqur pas mbylljes së afatit kalimtar. Unë dhe Campos e dimë që presidenti bëri më të mirën e mundshme”, u shpreh trajneri francez. /Telegrafi/