Qytetarët që udhëtojnë drejt Kosovës po përballen me pritje në disa pika kufitare, ndërsa kolona më e gjatë është raportuar në pikën kufitare Dheu i Bardhë.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për automjetet në hyrje në Dheu i Bardhë arrijnë deri në 25 minuta, ndërsa kolona është rreth 300 metra. Në dalje nga kjo pikë kufitare, pritjet janë deri në 15 minuta, me kolonë rreth 200 metra.


Në shumicën e pikave të tjera kufitare, pritjet janë më të shkurtra.

Në Bërnjak, Jarinje dhe Merdar, pritjet për hyrje variojnë nga 5 deri në 10 minuta, ndërsa në disa pika të tjera janë rreth 3 deri në 5 minuta.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të dhënat janë përditësuar më 20 korrik 2026, në ora 09:01.

Autoritetet u bëjnë thirrje udhëtarëve që para nisjes të informohen për gjendjen në pikat kufitare dhe të zgjedhin alternativat me më pak ngarkesë. /Telegrafi/