LAJMI I FUNDIT:

Gaethje i kërkoi duel, McGregor e quajti të turpshme paraqitjen e amerikanit ndaj Khabib

Gaethje i kërkoi duel, McGregor e quajti të turpshme paraqitjen e amerikanit ndaj Khabib
(Foto: Twitter/Screenshot/ESPN MMA)

Conor McGregor e ka ngacmuar Justin Gaethjen dhe e ka etiketuar paraqitjen e tij ndaj Khabib Nurmagomedov si të turpshme.

Amerikani 31-vjeçar u ndesh me yllin e pamposhtur nga Dagestani në kuadër të ‘UFC 254’ të shtunën mbrëma në Abu Dhabi, në duelin e vlefshëm për titullin e peshave të lehta.


Dhe ai e gjeti veten të kapur me një trekëndësh brilant, para se meçi të ndërpritej në raundin e dytë.

Gaethje nuk humbi kohë duke e ftuar menjëherë në duel McGregorin në intervistën pas përballjes duke thënë se është luftëtari numër 1 në renditjen e këtij divizioni pas pensionimit të Khabibit.

“Pas pensionimit të tij, unë jam numër 1. Poirier dhe McGregor do të ndeshen (më 23 janar). Nuk e kanë bërë zyrtare, prandaj nëse McGregor dëshiron ta provojë dhe ta marrë rripin, unë jam këtu”.

Conor, i cili u pensionua papritur në qershor, pritet t’i kthehet UFC-së në vitin 2021 kundër yllit të MMA, Dustin .

Natyrisht, ai nuk ka hezituar t’ia kthejë Gaethjes përmes rrjeteve sociale, ndërsa më pas e ka fshirë postimin.

Ai i ka thënë amerikanit se edhe e Poirier e ka nokautuar në të kaluarën, ndërsa sa i përket përballjes ndaj Khabib e ka quajtur “ishte vërtet e turpshme”.

Ashtu siç i ka hije një sportisti, McGregor komenton Khabibin me respekt pas duelit me Gaethje
Lexo po ashtu Ashtu siç i ka hije një sportisti, McGregor komenton Khabibin me respekt pas duelit me Gaethje

Në ndërkohë, McGregor ka shprehur respekt për Nurmagomedovin, i cili vendosi të pensionohej për nder të prindërve të tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Premier League
Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Kalo në kategori