LAJMI I FUNDIT:

G4shi tallet në kurriz të Action Bronsonit

G4shi tallet në kurriz të Action Bronsonit

Action Bronson dhe G4shi janë ndër këngëtaret më të suksesshëm shqiptarë në rrafshin ndërkombëtar.

Dyshja janë edhe miq të mirë në jetën e përditshme, gjersa kanë performuar në Prishtinë, në kuadër të “Sunny Hill Festival”.


Se sa miq të mirë janë tregojnë edhe komentet e njëri-tjetrit në rrjetet sociale duke u tallur në suaza të shoqërisë.

View this post on Instagram

My PARADISE.

A post shared by Action Bronson (@bambambaklava) on Dec 29, 2018 at 1:20pm PST

Reperi Bronson ka publikuar së fundi një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa zbulon të gjitha vizatimet në trup.

Por, Labinot Gashi ka komentuar më shumë kilogramët e tepërt të mikut të tij, e cila gjë ka bërë që të merr komente pozitive.

View this post on Instagram

Urime Ushtria KOSOVE from Me and the homie

A post shared by GASHi (@gashi) on Dec 14, 2018 at 9:33am PST

“Ende ha vaktin e mbrëmjes, por kam trup të notarit”, ka komentuar G4shi, duke e shoqëruar me një figurë të buzëqeshur.

Ndryshe, këngëtarët janë duke punuar ndaras në projekte të reja muzikore që do t’i sjellin gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/