LAJMI I FUNDIT:

Futbollisti më i vlefshëm i çdo viti nga 2004 – vetëm shtatë lojtarë në listë

Futbollisti më i vlefshëm i çdo viti nga 2004 – vetëm shtatë lojtarë në listë

Faqja e specializuar për vlerat e tregut Transfermarkt ka rikujtuar listën e futbollistëve më të vlefshëm të çdo viti që nga viti 2004.

Lista e lojtarëve më të vlefshëm në dekadën e parë është dominuar nga vetëm tre emra: Ronaldinho, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.


Ronaldinho kishte vlerën më të lartë nga viti 2004 deri më 2009, ku çmimi i tij fillimisht llogaritej 50 milionë euro, ndërsa në maksimum shkoi 80 milionë.

Pas tij erdhi Ronaldo në vitin 2009 me një çmim prej 90 milionë euro, ndërsa Messi nga viti 2010 deri më 2013, ku për katër vite çmimi i u sill nga 100 milionë euro në 120 milionë euro.

Ronaldo dhe Messi kryesuan listën edhe në vitet 2014, 2015 dhe 2016 me një çmim prej 120 milionë eurosh.

Në vitin 2017, listën e lojtarit më të vlerësuar e rrëmbeu Neymar me një çmim prej 150 milionë eurosh, ndërsa pas tij erdhi Kylian Mbappe.

Mbappe udhëheqi garën nga viti 2018 deri më 2023 është lojtari më i vlerësuar me një çmim që filloi me 200 milionë euro, ra në 160 milionë për t’u ngritur përsëri në 180 milionë euro.

Në vitin 2023, Mbappe ndan pozitën e më të vlerësuarit së bashku me Jude Bellingham dhe Erling Haaland.

180 milionë euro është vlera në treg e tre yjeve të momentit në fubollin evropian.

Lista e lojtarëve më të shtrenjtë të çdo viti

2004: Ronaldinho (50 milionë euro)

2005: Ronaldinho (50 milionë euro)

2006: Ronaldinho (70 milionë euro)

2007: Ronaldinho (80 milionë euro)

2008: Ronaldinho (80 milionë euro)

2009: Cristiano Ronaldo (70 milionë euro)

2010: Lionel Messi (100 milionë euro)

2011: Lionel Messi (100 milionë euro)

2012: Lionel Messi (120 milionë euro)

2013: Lionel Messi (120 milionë euro)

2014: Cristiano Ronaldo (120 milionë euro)

2015: Lionel Messi (120 milionë euro)

2016: Lionel Messi (120 milionë euro)

2017: Neymar Jr(150 milionë euro)

2018: Kylian Mbappe (200 milionë euro)

2019: Kylian Mbappe (200 milionë euro)

2020: Kylian Mbappe (180 milionë euro)

2021: Kylian Mbappe (160 milionë euro)

2022: Kylian Mbappe (180 milionë euro)

2023: Kylian Mbappe (180 milionë euro)

2023: Jude Bellingham (180 milionë euro)

2023: Erling Haaland (180 milionë euro)

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të reja nga përleshja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përleshja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Premier League
Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Kalo në kategori