Futbollisti shqiptar i Galarasarayt i lumtur me fitoren e Shkëndijës (Foto)

Skuadra shqiptare nga Maqedonia ka mposhtur skuadrën çeke me rezultat 2:0.
Shkëndija e Tetovës ka shënuar fitore në kuadër të kualifikime të Ligës së Evropës, në ndeshjen e parë të luajtur në shtëpi përball Mlada Boleslavit.
Kjo ka bërë që skuadrën tetovare të urojnë shumë yje dhe futbollistë shqiptarë që luajnë jashtë trojeve shqiptare.
Një prej tyre është edhe mesfushori i Galatasarayt, Blerim Xhemaili, i cili ka shprehur lumturinë me rastin e fitores së Shkëndijës. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
28/07/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






















































