LAJMI I FUNDIT:

Futbollisti i Vllaznisë, Alban Rexhepi reagon për herë të parë pas atakut kardiak në ndeshjen ndaj Flamurtarit

Futbollisti i Vllaznisë, Alban Rexhepi reagon për herë të parë pas atakut kardiak në ndeshjen ndaj Flamurtarit

Sulmuesi anësor i Vllaznisë së Pozheranit, Alban Rexhepi ka bërë një postim falënderues për të gjithë pas interesimit mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Rexhepi kishte një shqetësim gjatë ndeshjes së fundjavës ndaj Flamurtarit në Ligën e Parë në futbollin e Kosovës.

Intervenimi i shpejt i stafit mjekësor bëri që Rexhepi t’i shpëtoj më të keqes, pasi me dërgimin e tij në QKUK, u konstatua se lojtari pati atak kardiak dhe iu vendos një stendë në zemër.

Intervenimi i shpejtë nga stafi mjekësor i Vllaznisë së Pozheranit, i shpëton jetën lojtarit Alban Rexhepi
Lexo po ashtu Intervenimi i shpejtë nga stafi mjekësor i Vllaznisë së Pozheranit, i shpëton jetën lojtarit Alban Rexhepi

Pas disa ditëve, Rexhepi e ka marrë veten tashmë dhe është përkujdesur t’i përgjigjet të gjithë atyre që u interesuan për shëndetin e tij.

Sulmuesi gjilanas shfrytëzoi profilin e tij privat për të bërë një status, ku tregoi se gjendja e tij është stabile dhe falënderoi të gjithë për “përkrahjen morale”.

Agim Ademi viziton lojtarin e Vllaznisë së Pozheranit që pësoi atak kardiak
Lexo po ashtu Agim Ademi viziton lojtarin e Vllaznisë së Pozheranit që pësoi atak kardiak

Postimi pa ndërhyrje i Alban Rexhepit

Miq te nderuar, duke pas parasysh interesimin e madh nga ana juaj per shendetin tim,  dua t’ju  njoftoj se tani gjendja ime eshte stabile dhe kam filluar ta mare veten. Ne  pamundesi per t’ ju falenderuar te gjithve veq e veq,   me ane te ketij shkrimi ju  falenderoj   gjithesecilin nga ju per perkrahjen morale qe me keni dhene gjate ketyre diteve. Me ndihmen e Zotit dhe intervenimin e shpejte te ekipeve mjekesore si ne Gjilan ashtu dhe ne QKUK- Prishtine e kalova edhe kete sfid.

 Shihemi se shpejti

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori