LAJMI I FUNDIT:

Fury flet për telefonatat që ia bën Joshuas, thotë se u telefonon edhe Whyte dhe Rooneyt

Fury flet për telefonatat që ia bën Joshuas, thotë se u telefonon edhe Whyte dhe Rooneyt
Anthony Joshua, Tyson Fury (Fotomontazh: Getty Images/Guliver)

Tyson Fury ka konfirmuar se i telefonon kohë pas kohe Anthony Joshuas, porse ka treguar se ai nuk është i vetme që merr telefonatat të tilla. AJ kishte thënë një intervistë se ‘Gypsy King’ i telefonon me raste për t’i thënë se do ta nokautojë.

“I telefonoj nga njëherë dhe i them: ‘Çfarë po ndodh AJ, si je qull?’. Pastaj flasim diçka tjetër dhe i them se do ta nokautoj. Ai më thotë: ‘Unë do të të nokautoj'”.


Joshua tregon se Fury i telefonon shpesh dhe i thotë se do ta nokautojë
Lexo po ashtu Joshua tregon se Fury i telefonon shpesh dhe i thotë se do ta nokautojë

“Ndërsa unë i them: ‘Pas paraqitjes së fundit qull, duhet të përmirësohesh shumë për të më nokautuar’. Ai pastaj qesh”, ka treguar Fury për BT Sport.

Boksieri 30 vjeçar ka thënë më tej se ai u bën telefonata të ngjashme edhe boksierit tjetër, Dillian Whyte, si edhe futbollistit Wayne Rooney.

“Imagjinoni sikur i keni të gjithë këta kampioni të kategorisë së peshave të rënda dhe të gjithë njerëzit në telefonin tuaj. I pi disa birra, çfarë do të bësh më pas? Jemi thjesht njerëz. Thjesht duhet të bëj pakëz shaka”.

“I telefonoj Dillian Whyte, i telefonoj Wayne Rooneyt, i telefonoj Anthony Joshuas, u telefonoj të gjithëve”, ka thënë më tej Tyson.

Ndryshe, këtë fundjavë, Fury do të zhvillojë meçin e radhës, atë kundër suedezit të pamposhtur Otto Walllin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori