LAJMI I FUNDIT:

A funksionon vërtet pasta e dhëmbëve për heqjen e akneve?

A funksionon vërtet pasta e dhëmbëve për heqjen e akneve?

Nëse ndonjëherë keni pasur akne, sigurisht se keni provuar t’i hiqni ato me ndihmën e pastës së dhëmbëve

Faktikisht ky është truk i vjetër, i cili është përcjell nga nënat te vajzat dhe gjithmonë ka qenë mënyrë e lehtë dhe e lirë për t’i larguar aknet.


Por a funksionon ende ky truk i kamotshëm? Përse vazhdojmë ta përdorim ende?

Epo, siç duket gjithçka varej nga një përbërës që atëherë gjendej në pastat e dhëmbëve, transmeton Telegrafi.

Joshua Zeichner, drejtor i dermatologjisë, ka treguar se truku me pastë të dhëmbëve për heqjen e akneve funksiononte atëherë për shkak të një përbërësi të quajtur triclosan.

Triclosani përdorej për të ndihmuar në trajtimin e akneve sepse i vriste bakteret që i shkaktonin aknet, dhe rrjedhimisht e zvogëlonte inflamacionin.

Por tani, ditëve të sotme, thuajse asnjë pastë e dhëmbëve nuk përmban triclosan. /Telegrafi/