Mbrëmë (e diel) është mbajtur nata e fundit e festivalit “Sunny Hill”, në Tiranë.
Në skenën e madhe të këtij festivali u ngjitën pas shumë vitesh grupi i njohur i muzikës rock, ‘Asgjë Sikur Dielli’.
Mirëpo në një moment kur ata po bëheshin gati të interpretonin këngën e tyre “Ku ka me mire se me qene shqiptar?”, në prapavijë është shfaqur flamuri kombëtar me yllin e komunizmit sipër.
Imazhet nga kjo pjesë e koncertit kanë filluar të shpërndahen me të madhe në rrjetet sociale, me shumë prej fansave që e quajtën ofendues paraqitjen e këtij imazhi për shqiptarët e vuajtur nga sistemi komunist.
E lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar publikisht frontmeni i grupit ‘Asgjë Sikur Dielli’, Alban Nimani, përmes një statusi në rrjetin social Twitter.
“Video klipi i këngës ‘Ku ka më mirë se me qenë shqiptar?’ është publikuar në vitin 2005, dhe është një parodi e stilit Monty Python, ku trajtohen ngjarjet dhe figurat historike nga antikiteti deri në ditët e sotme, në mënyrë surrealiste dhe ironike”, ka shkruar Nimani.
Video klipi i këngës "Ku ka më mirë se me qenë shqiptar?" është publikuar në vitin 2005, dhe është një parodi e stilit Monty Python, ku trajtohen ngjarjet dhe figurat historike nga antikiteti deri në ditët e sotme, në mënyrë surrealiste dhe ironike.@sunnyhill2022
— Alban Nimani (@albannimani) August 29, 2022
Tutje ai shtoi se është i vetëdijshëm që flamuri kombëtar nuk ka yll dhe se shfaqja e imazhit gjatë performancës së tyre nuk kishte të bënte asgjë me komunizmin.
“Flamuri kombëtar me yll, s’ka të bëjë me glorifikimin e komunizmit, përkundrazi, në video klip shembet komunizmi. Ne jemi shumë koshient për persekutimet, krimet dhe vuajtjen që e ka shkaktuar komunizmi në Shqipëri, ne i përkasim familjeve të persekutuara. Është vetëm ‘rock and roll’”, përfundoi vokalisti i ‘Asgjë Sikur Dielli’.
Flamuri kombetar me yll, s'ka të bëjë me glorifikimin e komunizmit, përkundrazi, në video klip shembet komunizmi. Ne jemi shumë koshient për persekutimet, krimet dhe vuajtjen që e ka shkaktuar komunizmi në Shqipëri, ne i perkasim familjeve të persekutuara.
It's only Rock n'Roll
— Alban Nimani (@albannimani) August 29, 2022
Lidhur me këtë ngjarje reagoi edhe vet Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, i cili e quajti gjithçka skenike dhe asgjë që ka të bëjë me ofendimin ndaj shqiptarëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania
Graciano "plas bombën" që përfshin Erjolën dhe Romeon - për çfarë bëhet fjalë?
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"
U mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët, Luiz Ejlli reagon për rastin tragjik të gruas që tronditi Shqipërinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?