LAJMI I FUNDIT:

Freeman do të bëjë zërin e asistentit inteligjent të Zuckerberg

Freeman do të bëjë zërin e asistentit inteligjent të Zuckerberg

Ashtu si kemi njoftuar, shefi i Facebookut, Mark Zuckerberg, e ka përfunduar asistentin e tij inteligjent për shtëpinë e tij, Jarvis.

Nga punët që bën ky sistem kompjuterik është ndezja dhe ndalja e dritave, lëshimi i muzikës i bazuar në shijet personale, ndërsa ai dhe gruaja e tij, Priscilla Chan, mund të hapin dyert kryesore në mënyrë automatike për miqtë e tyre, të bëjnë bukë të thekur dhe madje të zgjojnë vajzën e tyre, Max, me mësime Mandarine (dialekt i kinezishtes).


Mark Zuckerberg jetëson fantazinë e superheroit – pas një viti kodimesh krijon robotin personal (Video)
Lexo po ashtu Mark Zuckerberg jetëson fantazinë e superheroit – pas një viti kodimesh krijon robotin personal (Video)

Ky sistem është frymëzuar nga Jarvis i Tony Stark në filmin me superheroin “Iron Man”, të cilin e luan Robert Downey, Jr. Në muajin tetor, Zuckerberg kishte kërkuar nga publike të zgjidhte se kush duhej ta bënte zërin e Jarvis, ndërsa Downey ishte paraqitur vullnetar duke thënë se paratë do t’i jepte për bamirësi.

Mirëpo, nga dhjetëra mijëra komente, zgjedhja më e preferuar ishte Morgan Freeman – aktori i njohur për zërin karakteristik.

Zuckerberg ka kontaktuar me aktorin legjendar dhe ai ka pranuar që ta bëjë zërin robotik të asistentit inteligjent të miliarderit amerikan. /Telegrafi/