LAJMI I FUNDIT:

Franca dhe Danimarka do të luajnë në finalen e madhe të Kampionatit Botëror në hendboll

Franca dhe Danimarka do të luajnë në finalen e madhe të Kampionatit Botëror në hendboll

Danimarka do të luajë për herë të tretë rresht në finale të Kampionati Botëror në hendboll. Ndërkohë Franca kthehet pas mungesës në dy finalet e kaluara.

Skuadrat finaliste të Botërorit, që po mbahet në Suedi dhe Poloni, janë përcaktuar të premten mbrëma. Fillimisht në Gdansk të Polonisë, Danimarka e mposhti Spanjën në gjysmëfinalen e parë me rezultat 26:23. Pas pjesës së parë danezët kishin epërsi prej pesë golave, 15:10.


Danimarka ka fituar dy Botërorët e kaluar, ndërsa synon edhe suksesin e tretë rresht. Simon Pytlick udhëhoqi Danimarkën me gjashtë gola. Te Spanja më efikasi ishte Alex Dujshebaev me pesë gola. Ndeshja u luajt para 6500 shikuesve.

Ndërkohë gjysmëfinalja e dytë u luajt në Stokholm të Suedisë. Franca ka kontrolluar ndeshjen ndaj Suedisë për të fituar në fund me rezultat 31:26. 16:12 në të mirë të Francës përfundoi pjesa e parë. Në pjesën e dytë suedezët ia dolën të afrohen në dy gola, por pa bërë më shumë. Portieri i Francës, Vincent Gerard ishte më meritori për fitoren.

Finalja luhet të dielën në Stokholm prej orës 20:30.