LAJMI I FUNDIT:

Fotinia: Olsi nuk u tregua burrë!

Fotinia: Olsi nuk u tregua burrë!

Fotinia u rikthye thuajse 24 orë më pas, në debatin me tone të larta mes partnerit të saj, Danjelit, dhe Olsit.

Ajo flet me Danjelin dhe i thotë atij se Olsi nuk është burrë pasi duhet të gjente një tjetër mënyrë për të sqaruar problemin.


“Duhet ta bënte si burrat, se burrat nuk e bëjnë si e bëri ky. Duhet të kishte marrë veç dhe ta sqaronte muhabetin siç e kemi bërë deri më sot”, thotë Fotinia.

Më pas, ajo i kërkon Danjelit që të mos shqetësohet shumë pasi publiku është ai që i vlerëson duke i njohur mirë banorët.

“E kujt ju bë vonë. Një Shqipëri e tërë e di se kush je ti dhe unë, po ashtu se kush është Olsi dhe Fiorentina”, thotë Fotinia.