LAJMI I FUNDIT:

Formacioni se si mund të rreshtohet Kosova ndaj Qipros – rikthehen disa lojtarë kryesorë

Formacioni se si mund të rreshtohet Kosova ndaj Qipros – rikthehen disa lojtarë kryesorë

Kosova do të duhet me patjetër që së paku të fitojë një pikë sot (e martë) ndaj Qipros në kuadër të Ligës së Kombeve, në mënyrë që të mos bije në Ligën D.

Ndeshja që fillon në ora 20:45, do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.


Greqia po e mbyllë këtë edicion si lider i Grupit 2 me 12 pikë, Kosova aktualisht ka gjashtë, ndërsa Irlanda e Veriut dhe Qipro janë me pesë.

Standings provided by SofaScore

Alain Giresse pritet që në këtë takim të futet me skemën 4-2-3-1.

Në portë pritet të jetë Arijanet Muric, edhe pse kishte dhimbje në ndeshjen ndaj Irlandës së Veriut, derisa pati stërvitje më të kujdeshme dhe ishte më i pushueshëm nga pjesa tjetër e skuadrës, por që më gjasë mund të lujaë nga fillimi.

Njësoj si Aro Muric edhe kapiteni Amir Rrahmani u ankua në një lëndim gjë që bëri të mos luaj në sfidën ndaj Irlandës së Veriut.

Foto: Shpend Ahmeti

Por qendërmbrojtësi ka shtrënguar dhëmbët dhe ka kryer të rregullt seancën e fundit stërvitore, ku sot pritet të jetë në fushë nga minuta e parë.

Florent Hadërgjonaj, Amir Rrahmani, Mirlind Kryeziu dhe Donat Rrudhani, derisa si mesfushor defanziv pritet të jenë Florent Muslija dhe Ibrahim Dresevic.

Si mesfushor ofanziv do të jetë Bersant Celina, ndërsa nga krahët pritet të startojnë Arbër Zeneli dhe Zymer Bytyqi.

Vedat Muriqi do të jetë sërish i vetmuar në sulm, duke u ndihmuar nga treshja mbrapa. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kanë investuar miliona, por mbesin amator dhe qesharak: Penalltia e shkaktuar në Arabinë Saudite bën xhiron e botës

Kanë investuar miliona, por mbesin amator dhe qesharak: Penalltia e shkaktuar në Arabinë Saudite bën xhiron e botës

Premier League
Kur shteti themelon një klub futbolli: Bleu të gjithë lojtarët më të mirë, fitoi titullin me të gjitha fitore

Kur shteti themelon një klub futbolli: Bleu të gjithë lojtarët më të mirë, fitoi titullin me të gjitha fitore

Ndërkombëtare
Ndodh edhe kjo: Gjyqtari godet me thikë një futbollist gjatë një ndeshje në Argjentinë

Ndodh edhe kjo: Gjyqtari godet me thikë një futbollist gjatë një ndeshje në Argjentinë

Ndërkombëtare
Klubet që nuk kanë rënë kurrë nga liga elitare, listë në të cilën nuk është më Santos

Klubet që nuk kanë rënë kurrë nga liga elitare, listë në të cilën nuk është më Santos

Ndërkombëtare
Muriel flet për super golin e shënuar ndaj Milanit

Muriel flet për super golin e shënuar ndaj Milanit

Serie A
Qetësi, stil dhe teknikë e lartë - goli i Luis Muriel në kohën shtesë ndaj Milanit ishte i jashtëzakonshëm

Qetësi, stil dhe teknikë e lartë - goli i Luis Muriel në kohën shtesë ndaj Milanit ishte i jashtëzakonshëm

Serie A
Kalo në kategori