LAJMI I FUNDIT:

Formacioni më i mirë i stinorit vjeshtor në Ipko Superligë – Mbrojtja e çeliktë, mesfusha me forcë, fantazi dhe gola, sulmi me golashënuesin e kampionatit

Formacioni më i mirë i stinorit vjeshtor në Ipko Superligë – Mbrojtja e çeliktë, mesfusha me forcë, fantazi dhe gola, sulmi me golashënuesin e kampionatit

Superliga ka mbyllur perden sa i përket stinorit vjeshtor ku u zhvilluan 17 xhiro dhe nuk munguan rezultatet befasuese.

Prishtina mbeti lider, por me vetëm një pikë më shumë se Feronikeli.


Llapi është i treti me pesë pikë më pak se lider dhe kjo tregon se do të ketë një pranverë te nxehtë.

Redaksia e Telegrafi Sport ka zgjedhur me të dalluarit për stinorin vjeshtor në bazë të paraqitjeve individuale.

Mbrojtja e mirë e Prishtinës ka bërë që shumica e lojtarëve në këto pozita të jetë nga kjo skuadër.

Fuqia e treguar në mesfushë, por edhe talenti dhe loja me top, kanë bërë që në këtë repart të ketë miksim lojtarësh.

Sulmi mbetet në dorën e atyre që shënojnë.

Visar Bakaj (Portier) – Prishtina

Visar Bekaj. Pa diskutim më i mirë në Superligë këtë edicion. Ai nuk ka shumë punë, pasi ka një mbrojtje të fortë, por kur është nevoja ai është gjithmonë aty. Katër gola të pranuar dhe dhjetë ndeshje radhazi pa pranuar gola, rekord i admirueshëm për portierin e Prishtinës.

Armend Thaqi (Mbrojtës i djathtë) – Prishtina

Kishte disa lojtarë që bën një sezon të mirë si mbrojtës të djathtë, por Armend Thaqi i Prishtinës mbetet më i miri. Ai përveç mbrojtjes, tregoi edhe lojë të hatashme edhe në sulm. Një gol dhe tri asistime për gol ishin pjesë e kësaj paraqitje fantastike të tij.

Leotrim Bekteshi (Mbrojtës i qendrës) – Prishtina

Pa dyshim befasia më e këndshme e këtij kampionati. Mbrojtësi mitrovicas fitoi fillimisht konkurrencën brenda skuadrës e pastaj edhe atë në nivel vendi. Bekteshi ishte ndër më meritorët që Prishtina pati mbrojtje të çeliktë dhe rezultate në vjeshtë.

Armend Dallku (Mbrojtës i qendrës) – Prishtina

Një formacion i mirë në mbrojtje dhe pa Armend Dallkun nuk do të konsiderohej i tillë. I kthyer tash në vitin e tretë në Kosovë, Armend Dallku, po tregon që është më i miri në rolin e tij. Ai fiton duele në ajër, lufton më sulmuesit dhe ndihmon shpesh sulmin.

Yll Hoxha (Mbrojtës i majtë) – Feronikeli

Mbrojtësi i majtë i Feronikelit, njëra ndër pikat më të forta të kësaj skuadre. Hoxha këtë sezon ka shënua dhe ka asistuar në fitoret e Niklit. Ai do të dal nga krahu dhe të sulmojë, gjë që e bën Feronikelin më të frikshëm. Goli në ndeshjen e fundit ndaj Flamurtarit rrallë shihet në fushat tona.

Behar Maliqi (Mesfushor) – Llapi

Iku nga Feronikeli për te Llapi, por asnjë nuk ka ndryshuar. Behar Maliqi mbetet njëri ndër lojtarët më kualitativ në kampionat. Vrapon shumë, lufton për çdo top dhe di edhe të shënojë. Njëri prej pikave më të ndritura të Llapit, që kishte shumë mungesa dhe e mbylli në vendin e tretë.

Jefferson (mesfushor)  – Gjilani

Pika më e ndritur e Gjilanit që e mbylli në vendin e katër stinorin vjeshtor. Vrapon dhe i jep ritëm lojës. Di të jetë vendimtar në thyerjen e aksioneve të kundërshtarëve. Një gol i shënuar dhe atë në derbi me Feronikelin. Braziliani mbetet njëri prej lojtarëve më kualitativ në kampionat.

Festim Alidema (mesfushor krahu) – Llapi

Pas gjashtë muajsh që qëndroi në stol te Llapi, ai filloi të luajë nën drejtimin e Bylbyl Sokolit. Tetë gola të shënuara në vjeshtë tregojnë vlerat e tij. Gjuan nga çdo pozitë dhe me të dyja këmbët. I shpejtë dhe i pa kapshëm për kundërshtarë. Alidema është pika më e ndritur e këtij kampionati.

Blend Baftiu (Mesfushor) – Ballkani

Edhe një emër tjetër i ri. E la Prishtinën për më shumë minuta dhe vendimi doli i qëlluar në aspektin personal. Tri gola të shënuara dhe disa asistime, ka bërë që ai të jetë lojtari më i dalluar te Ballkani që investoi shumë. Ai ka vizion për lojë dhe është nga mesfushorët e pakët që kërkon driblimin një me një.

Mendurim Hoti (Mesfushor krahu) – Feronikeli

I shpejtë, i fuqishëm dhe deçiziv. Kështu mund të përshkruhet lojtari më i mirë i fazës së sulmit te Feronikeli. Edhe pse drenicasit morë lojtarë si Astrit Fazliu, Kastriot Rexha, Artur Magani e Jean Carioca, përsëri ai mbeti më i miri. Vendimtar në shumë ndeshje me pesë gola dhe po aq asistime për gol.

Alban Shillova (Sulmues) – Flamurtari

Nëse Flamurtari ka këto pikë që i ka, atëherë më meritori është Alban Shillova. Nëntë gola në kampionat bëjnë që ai të jetë sulmuesi më i mirë i stinorit vjeshtor dhe me meritë në një vend në formacion.

Shillova ka shënuar pothuajse në të gjitha ndeshjet që Flamurtari ka marr pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Premier League
Kalo në kategori