LAJMI I FUNDIT:

Formacioni më i mirë i javës së 16-të në Superligën e Kosovës në futboll

Formacioni më i mirë i javës së 16-të në Superligën e Kosovës në futboll

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros së 16-të në elitën e futbollit kosovar.

Kjo javë ishte e rezervuar për super derbin mes Dritës dhe Ballkanit, ku në stadiumin e qytetit në Gjilan matën forcat dy ekipet pretendent kryesor për titull.


Drita arriti një fitore të madhe 2-1 falë dy golave nga Kastriot Rexha, për ta rrëmbyer pozitën e parë në tabelë.

Ishte një javë në përgjithësi që i takoi skuadrave vendase, pasi katër prej tyre shënuan fitore, teksa vetëm ndeshja derbi tjetër në kryeqytet mes Prishtinës dhe Feronikelit përfundoi pa gola 0-0.

Arbëria dhe Llapi janë rikthyer te fitoret, teksa skuadra nga Dobraja mposhti Drenicën 1-0 ndërsa Llapi lehtësisht arkëtoi tri pikë ndaj Besës së Pejës 2-0.

Fitore spektakolare ka marrë edhe Trepça ’89 e cila e ka mposhtur bindshëm Gjilanin 3-0.

Redaksia e sportit në Telegrafi.com si gjithmonë ka zgjedhur formacionin më të mirë të xhiros në Superligë.

Portieri:

Ilir Avdyli është më meritori që skuadra e tij Feronikeli arkëtoi një pikë në Prishtinë. Gardiani i ‘Industrialistëve’ bëri pritje fantastike në këtë duel, teksa ia mohoi një gol nga penalltia edhe Sabjen Lilajt.

Ilir Avdyli

Mbrojtja:

Kësaj radhe vije me tre mbrojtës qendre, ku secili nga ta ka qenë fantastik për skuadrat e tyre. Ardian Limani ka udhëhequr Dritën ndaj Ballkanit, pasi ka i jashtëzakonshëm në derbin e javës. Limani edhe pse luajti si mbrojtës i djathtë i ndihmoi shumë edhe qendrës së mbrojtjes me ndërhyrjet e tij. Kapiteni i kampionit në fuqi po kalon nëpër një formë fantastike dhe ka luajtur rol të madh në sukseset e Dritës.

Dy mbrojtësit tjerë qendror që zënë vend në formacionin e javës vijnë nga ndeshja mes Prishtinës dhe Feronikelit.

Lumbardh Dellova

Lumbardh Dellova ka konfirmuar formën e mirë të javëve të fundit edhe në këtë takim, teksa ishte i pakalueshëm nga sulmuesit e rrezikshëm të mysafirëve. Vend në 11-shen e javës zë edhe Prince Balde që padyshim është lider i ri në mbrojtjen e ‘Niklit’.

Mesfusha:

Erjon Vucaj vazhdon të dhurojë magji në mesfushën e Dritës. Shkodrani ka bërë një tjetër ndeshje të madhe, ku kësaj radhe ndaj Ballkanit ishte fantastik në mesfushë. Përkrah tij zë vend Engjëll Hoti i Llapit që bëri ndeshje shumë të mirë ndaj Besës dhe gjeti edhe golin në fitoren 2-0.

Rilind Nimani

Krahët janë jashtëzakonisht të shpejtë, me Almir Kryeziun e Arbërisë që ishte i pandalshëm nga mbrojtja e Drenicës. Përveç lojës fantastik në derbin kuqezi, Kryeziu ishte edhe asistues në golin e fitores 1-0. Rilind Nimani i Trepçës ’89 po tregohet gjithnjë e më vendimtar për këtë skuadër. Anësori edhe ndaj Gjilanit ishte i mrekullueshëm, teksa realizoi edhe një gol në fitoren bindëse të ‘Minatorëve’ 3-0.

Sulmi:

Kastriot Rexha padyshim që është hero i Dritës në kuadër të javës së 16-të, pasi realizoi dy gola të bukur me kokë për fitoren e gjilanasve 2-1 ndaj Ballkanit.

Kastriot Rexha

Përkrah sulmuesit llapjan janë dy lojtarë tjerë që zhvilluan ndeshje të mëdha në vikendin që lamë pas.

Bismark Sie i Trepçës ’89 ishte i pandalshëm për mbrojtjen e Gjilanit, teksa sulmuesi nga Gana realizoi edhe një gol të bukur.

Bismark Sie

Vend në formacionin e javës ka zënë edhe Hysen Bytyqi i Arbërisë që me golin e tij i siguroi skuadrës nga Dobraja tri pikë të arta ndaj Drenicës.

Trajneri i javës:

Ardian Nuhiut i takon edhe njëherë epiteti i trajnerit të javës në Superligën e Kosovës. Trajneri shkupjan përkundër mungesave të mëdha që pati në derbi ndaj Ballkanit si ajo e Faton Malokut, Ardian Cuculit e Hamdi Namanit, e mposhti liderin e kampionatit dhe ia rrëmbeu vendin e parë në tabelë.

Nuhiu fitoi garën me Munishin në një 90 minutësh të zjarrtë në Gjilan, por përveç kësaj fitoi edhe vendin e parë së paku përkohësisht. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Kalo në kategori