LAJMI I FUNDIT:

Formacionet zyrtare: Shkëndija kërkon një tjetër sukses ndaj Salzburgut

Formacionet zyrtare: Shkëndija kërkon një tjetër sukses ndaj Salzburgut

Shkëndija është mysafir i Red Bull Salzburgut në përballjen e parë në kuadër të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Kampioni i Maqedonisë do të përballet me kampionin e Austrisë në Red Bull Arena, në kërkim të një rezultati pozitiv para ndeshjes kthyese.


Objektivi primar i ekipit tetovar do të jetë paraqitja sa më e mirë, kur kihet parasysh se kundërshtari llogaritet si favorit.

Trajneri Qatip Osmani ka thënë në konferencën për shtyp se skuadra është e vetëdijshme për cilësitë e kundërshtarit, porse do të japë maksimumin për të marrë pjesë në fazën e ‘play offit’.

Formacioni startues i Salzburgut: Cican Stankovic, Reinhold Yabo, Diadie Samassekou, Munas Dabbur, Hannes Wolf, Andre Ramalho, Zlatko Junuzovic, Andreas Ulmer, Stefan Lainer, Marin Pongracic, Xaver Schlager.

Formacioni startues i Shkëndijës: Kostadin Zahov, Egzon Bejtulai, Armend Alimi, Visar Musliu, Besart Ibraimi, Ennur Totre, Remzifaik Selmani, Mevlan Murati, Stenio Junior, Mevlan Adili, Valjmir Nafiu.

Formacionet e Salzburgut dhe Shkëndijës (Foto: Uefa.com)

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave (14 gusht) në stadiumin Filipi II në Shkup.

Nëse Shkëndija nxjerr rezultat më të mirë pas dy ndeshjeve, atëherë do të mund të luajë në fazën ‘play-off’ për ta kërkuar pjesëmarrjen në fazën grupore të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Kalo në kategori