Njëri nga derbit më të mëdhenj në Itali zhvillohet sot në “San Siro”, ku Milani pret Juventusin.

Juventus do të jetë përballë provës më të madhe të mbetur në rrugën e tyre drejt titullit.

Kjo pasi  Milani vjen nga një gjendje e mirë me Zlatan Ibrahimovic e rikthyer dhe fitoren 3-0 ndaj Lazios në fundjavë.

Në anën tjetër Bianconerëve iu shtohen edhe mungesat  Paulo Dybala dhe Matthijs de Ligt dhe tregon që kjo ndeshje do të jetë e vështirë.

Stefano Pioli për këtë ndeshje ka zgjedhur në sulm emra si  Ibrahimovic, Rebic e Paqueta.

Në anën tjetër Maurizio Sarri si partnerë të Cristiano Ronaldos, ka zgjedhur Gonzalo Higuainin dhe Federico Bernardeschin.

Ndeshja fillon në ora 21:45.


Milan: G Donnarumma; Conti, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessie, Bennacer; Saelemaekers, Paqueta, Rebic; Ibrahimovic.

Juventus: Szczesny; Cuadrado, Bonucci, Rugani, Danilo; Bentancur, Pjanic, Rabiot; Bernardeschi, Higuain, Cristiano Ronaldo


/Telegrafi/
telegrafi sport app