LAJMI I FUNDIT:

Formacionet zyrtare, Juventus – Torino: Ronaldo nga minuta e parë

Formacionet zyrtare, Juventus – Torino: Ronaldo nga minuta e parë

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Juventus – Torino që është edhe derbi i këtij qyteti.

Në kuadër të xhiros së 35-të në Serie A, në ‘Allianz Stadium’ sot do të luhet derbi lokal i qytetit të Torinos.


Juventus do të jenë nikoqirët e Torinos, në një ndeshje e cila për mysafirët është jetike, kurse vendasit nuk kanë ndonjë synim, pasi veçse janë shpallur kampionë.

Ndeshja mes ‘biankonerëve’ dhe ‘demave’ do të luhet me fillim nga ora 20:30.

Juve do të luajë në sulm me Cristiano Ronaldon.

Në anën tjetër do të luajë në sulm Belotti. /Telegrafi/


Juventus: Szczesny; Cancelo, Bonucci, Chiellini, Spinazzola; Cuadrado, Pjanic, Matuidi, Bernardeschi, Ronaldo, Kean.  

Torino: Sirigu; Bremec, Nkoulou, Izzo; De Silvestri, Meité, Rincon, Baselli, Ansaldi; Berenguer, Belotti.