eksperti-banner

Gjilani dhe Drita zhvillojnë derbin më të madh lokal në vend, në kuadër të javës së 30-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll.

Katër javë para përfundimit të kampionatit, Drita është lider në tabelë më tri pikë më shumë se Prishtina, skuadër me të cilën po lufton për titull.


drtia

Objektivi i 'Intelektualëve' është triumfi, në mënyrë që ta vazhdojnë kryesimin e kampionatit të Kosovës duke mos i lejuar kryeqytetasit që t'u afrohen.

Gjilani nuk ka ndonjë objektiv, pos rivalitetit të madh me Dritën, prandaj do të përpiqet t'i shkaktojë telashe liderit.

gjilan1

Formacioni zyrtar i Gjilanit: Kaçiu, Bekteshi, Kastrati, Thaçi, Papuqi, Kosumi, Shaqiri, Hyseni, Sadriu, Rusi, Haxhimusa.

Formacioni zyrtar i Dritës: Rexhepi, Musaj, Gërbeshi, Limani, Leci, Kuka, B. Shabani, Krasniqi, Fazliu, Xh.Shabani, Rexha.

fromacione e1525267872648

Përcjellësi i parë i Dritës, Prishtina, këtë javë luan kundër Feronikelit. /Telegrafi/

telegrafi sport app