LAJMI I FUNDIT:

Formacionet zyrtare: Chievo – Juventus, Hetemaj titullar

Formacionet zyrtare: Chievo – Juventus, Hetemaj titullar

Chievo dhe Juventus kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A, ku Përparim Hetemaj luan nga minuta e parë. 

Zonja e Vjetër është mysafire e Chievos në takimin e vlefshëm për javën e 22-të në kampionatin italian.


Skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri vjen në këtë ndeshje nga një seri pozitive prej pesë fitoreve dhe dëshirojnë të vazhdojnë ende këtë seri.

Në anën tjetër, veronezët kanë gjashtë ndeshje pa fitore në kampionat dhe duan ta shfrytëzojnë terrenin vendas për të marr një rezultat pozitiv në këtë ndeshje të vështirë.

Allegri ka vendosur t’i bëjë disa ndryshime të vogla, ndërsa trajneri i Chievos ka vendosur të startojë me formacionin më të mirë të mundshëm në këtë ndeshje.

ChievoSorrentino; Cacciatore, Tomovic, Dainelli, Gobbi; Bastien, Radovanovic, Hetemaj; Birsa; Pucciarelli, Stepinski

JuventusSzczesny; De Sciglio, Barzagli, Benatia, Asamoah; Khedira, Pjanic, Sturaro; Douglas Costa, Higuain, Mandzukic

/Telegrafi/