LAJMI I FUNDIT:

Formacionet zyrtare: Barcelona në një tjetër mision të pamundur ndaj PSG-së

Formacionet zyrtare: Barcelona në një tjetër mision të pamundur ndaj PSG-së

Në Parc des Princes, Paris Saint-Germaini dhe Barcelona zhvillojnë ndeshjen kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Parisienët fituan me rezultat 4-1 në sfidën e parë në Camp Nou duke i vënë katalunasit para një misioni të pamundur.


Blaugranët bënë dikur një prej rikthimeve më sensacionale në histori të futbollit, porse a do të mund ta bëjnë sërish?

Trajnerët Mauricio Pochettino dhe Ronald Koeman i kanë përgatitur taktikat e tyre për këtë takim.

Formacioni startues i Paris Saint-Germainit: Navas; Florenzi, Marquinhos, Kimpembe, Kurzawa; Gueye, Paredes, Verratti; Draxler, Mbappe, Icardi.

Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen; Dest, Mingueza, Lenglet, Alba; Busquets, De Jong, Pedri; Messi, Dembele, Griezmann.

/Telegrafi/