LAJMI I FUNDIT:

Formacionet zyrtare: Barca luan ndaj Frankfurtit për një vend në gjysmëfinale

Formacionet zyrtare: Barca luan ndaj Frankfurtit për një vend në gjysmëfinale

Barcelona është nikoqir i Eintracht Frankfurtit në ndeshjen kthyese çerekfinale të Ligës së Evropës që zhvillohet në Camp Nou.

Në sfidën e parë të zhvilluar në Waldstadion nuk pati fitues (1-1), ashtu që gjithçka do të nisë nga fillimi në përballjen e sotme (e enjte).


Trajnerët Xavi Hernandez dhe Oliver Glasner i kanë caktuar formacionet, me të cilat do ta nisin takimin.

Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen; Mingueza, Araujo, Eric Garcia, Jordi Alba; Pedri, Busquets, Gavi; Dembele, Aubameyang, Ferran Torres.

Formacioni startues i Eintracht Frankfurtit: Trapp; Toure, Hinteregger, Ndicka; Knauff, Jakic, Rode, Kostic; Lindstrom, Kamada; Borre.

Skuadra fituese, në gjysmëfinale do të luajë me ekipin që e fiton duelin ndërmjet Lyonit dhe West Ham Unitedit. /Telegrafi/