LAJMI I FUNDIT:

Formacionet zyrtare, Atalanta-Ajax: Dy trajnerët në sulm

Formacionet zyrtare, Atalanta-Ajax: Dy trajnerët në sulm

Atalanta pret gjigantët holandezë të Ajaxit, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. 

Kjo është ndeshja e parë në Ligën e Kampionëve që do të organizohet në Bergamo, pasi stadiumi i këtij klubi mori dritën e gjelbër nga UEFA, pasi Atalanta luante sezonin e kaluar në San Siro.


Trajneri Gian Piero Gasperini do të luajë me Berat Gjimshitin në mbrojtje, ndërsa në sulm ka emra si Duvan Zapata, Josip Ilicic dhe Papu Gomez.

Ajaxi që vjen pas fitores së madhe në fundjavë 13-0 ndaj VVV Venlo në Eredivisie, do të luajë në sulm me Lassina Traore që shënoi pesë gola në atë takim.

Me të në sulm do të jenë edhe emra si Dusan Tadic, David Neres dhe Antony.


Atalanta: Sportiello; Toloi, Romero, Gjimsiti; Hateboer, Pasalic, Freuler, Gosens; Gomez; Ilicic, Duvan Zapata

Ajax: Onana; Mazraoui, Schuurs, Blind, Tagliafico; Klaassen, Tadic, Gravenberch; Antony, L. Traore, Neres.


/Telegrafi/