LAJMI I FUNDIT:

Formacionet startuese: Reali pritet ta eliminojë Numancian nga Kupa e Mbretit

Formacionet startuese: Reali pritet ta eliminojë Numancian nga Kupa e Mbretit

Real Madridi është 90 minuta larg konfirmimit si çerekfinalist i Kupës së Mbretit.

Në ndeshjen e parë të 1/8 e finales, Los Blancos fituan me rezultat 3-0 në udhëtim te Numancia, ashtu që në ndeshjen kthyese në Santiago Bernabeu, duhet vetëm ta konfirmojnë kualifikimin.


(Foto: Twitter/RealMadrid)

Kundërshtari i tyre bën gara në Segunda Division, ndërsa marrë parasysh edhe rezultatin nga takimi i parë, të zgjedhurit e Zinedine Zidane janë favoritë absolutë për të vazhduar tutje.

Reali do ta shpresojë ta fitojë trofeun e Copa del Rey, duke qenë se aktualisht nuk është në pozitë të mirë në La Liga.

Formacioni startues i Real Madridit: Casilla, Carvajal, Vallejo, Nacho, Theo, M. Llorente, Kovacic, Ceballos, Lucas Vazquez, Asensio, Mayoral.

Formacioni startues i Numancias: Munir, Ripa, Dani Calvo, Higinio, Pere Milla, Gutierrez, Medina, Grego, Larrea, Nieto, Diamanka.

Shorti për ndeshjet çerekfinale do të zhvillohet më 12 janar. /Telegrafi/