LAJMI I FUNDIT:

Football Leaks: Superliga Evropiane do të bëhet, 11 ekip themeluese, pesë mysafire, fillon në 2021

Football Leaks: Superliga Evropiane do të bëhet, 11 ekip themeluese, pesë mysafire, fillon në 2021

Football Leaks ka zbuluar disa të reja rreth asaj që 16 klube evropiane janë duke negociuar për ta formuar një Super Ligë evropiane.

Gazeta gjermane Der Spiegel, ka zbuluar disa lajme së fundmi që do ta dridhin futbollin evropian.


Super Ligë evropiane është projektuar në vitin 2016 me klube si Real Madrid, Barcelona, ​​Manchester United, Bayern Munich, Juventus, Chelsea, Arsenal, Paris Saint-Germain, Manchester City, Liverpool dhe Milan.

Dy nga ideatorët

Pretendohet se aq larg ka shkuar krijimi i Superligës sa që klubet mund të largohen nga federata dhe kampionatet kombëtare që të marrin pjesë në këtë ligë.

Ka madje edhe email që Football Leaks ka zbuluar.

“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm që të ecim përpara dhe të shmangim me çdo kusht perceptimin e një karteli”, thuhet në një e-mail.

Kjo është përdorur përfundimisht si pjesë e negociatave me UEFA-n për klubet më të mëdha për të ardhurave më shumë nga Liga e Kampionëve.

Ky e-mail i është dërguar 11 klubeve evropiane.

Juventus e Manchester United . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Plani do të ishte të eliminonte në mënyrë efektive Ligën e Kampionëve deri në vitin 2021.

Këto 11 klube themeluese, nuk do të kenë rrezik të humbasin vendin në Ligë për 20 vjet, pesë klube të tjera do të ftohen për një ligë me 16 ekipe.

Pesë ‘mysafirët fillestar’ do të ishin Interi dhe Roma nga Serie A, Atletico Madridi, Borussia Dortmund dhe Olympique Marseille.

Roma (Foto: Getty Images)

“Dokumenti madje liston aksionet e pronësisë që mbahen nga klubet individuale në kompaninë e përbashkët evropiane Superligë, me Real Madridin që mban 18.77 për qind, Barcelona 17.61 për qind, Manchester United 12.58 për qind dhe Bayern Munich 8.29 për qind”.

Madje në asnjë rast nuk përmendet UEFA-n në të gjitha kontratat e projektit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori