LAJMI I FUNDIT:

Florentino Perez mbeti i mahnitur me lojtarin e Osasunës – nuk përjashtohet një ofertë gjatë verës

Florentino Perez mbeti i mahnitur me lojtarin e Osasunës –  nuk përjashtohet një ofertë gjatë verës

Real Madridi mori tri pikë të arta pasditen e djeshme në udhëtim ndaj Osasunës me rezultat 4-2, duke bërë një hap gjigant drejt titullit kampion.

Por, përveç kësaj, kishte diçka që tërhoqi vëmendjen e Florentino Pérez dhe José Ángel Sánchez dhe është një lojtar i Osasunës që tashmë është futur në rendin e ditës si një nënshkrim i mundshëm për sezonin e ardhshëm.


Po flasim për një lojtar i cili aktivizohet në qendër të mbrojtjes, pozitë të cilën Real Madridi po synon ta përforcojë gjatë verës.

Bëhet fjalë për spanjollin Jorge Herrando i cili është vetëm 23-vjeçar, dhe la mbresa të mira në ndeshjen e djeshme.

Drejtuesit e Real Madridit mendojnë se ai ka njëfarë ngjashmërie me Rafa Marín dhe se ai mund të përshtatet në mënyrë të përkryer nën urdhrat e Ancelottit.

“Ai na jep shumë mundësi” – Ancelotti tregon sulmuesin e Real Madridit i cili mund të luajë kudo
Lexo po ashtu “Ai na jep shumë mundësi” – Ancelotti tregon sulmuesin e Real Madridit i cili mund të luajë kudo

Kontrata e lojtarit përfundon në verën e vitit 2027 dhe mësohet se ai mund të largohet nga Osasuna për rreth 5 milionë euro.

Këto lajme vijnë duke marrë parasysh largimin e mundshëm të Nachos dhe David Alabas. Kujtojmë se Nachos i skadon kontrata në fund të sezonit, ndërsa Alaba ka qenë i lidhur me një kalim në Arabi./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ndërkombëtare
Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori