Barcelona ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në Signal Iduna Park, duke triumfuar ndaj Borussia Dortmundit 2-3.

Hansi Flick është mjaft i kënaqur me mënyrën se si Barcelona arriti fitoren 3-2 ndaj Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve.


“Më duhet të përgëzoj skuadrën. Gjëja më e mirë sot ishte zotërimi i topit në pjesën e parë, mënyra se si erdhën ndryshimet me Ferranin... është e qartë që skuadra beson".

“Vuajtja kundër Dortmundit? Vuajtja nuk është fjala e duhur, ata kanë lojtarë shumë të mirë, është e vështirë të mbrohesh kundër tyre, por ne bëmë mirë".

Flick tha se golat e pranuar nga skuadra e tij erdhën shkaku i gabimeve në mbrojtje.

"Ata shënuan sepse ne bëmë gabime. Ne gjithmonë mund të përmirësohemi, të stërvitemi në këtë, por sot dua të përgëzoj skuadrën", tha Flick.

Screenshot 1 67

Barça me këtë fitore është ngjitur në vendin e dytë në tabelën e Ligës së Kampionëve. Ata kanë nevojë për një pikë nga dy ndeshjet e fundit të ligës për t'u kualifikuar drejtpërdrejt në raundet e eliminimit direkt. /Telegrafi/

telegrafi sport app