LAJMI I FUNDIT:

Flet transferi i ri i Prishtinës, Korenica: Nuk kishte dilema, me Plisat luftojmë në të gjitha frontet

Flet transferi i ri i Prishtinës, Korenica: Nuk kishte dilema, me Plisat luftojmë në të gjitha frontet

FC Prishtina konfirmoi gjatë ditës transferimin e dytë brenda dy ditësh, kapitenin e Lirisë së Prizrenit, Meriton Korenicën.

Mesfushori 21 vjeçar i cili është pjesë e përfaqësueses U-21 befasoi me hapin e radhës, duke kaluar pa shumë zhurmë e spekulime në klubin e kryeqytetit, edhe pse zërat thoshin se ai ishte në radar të disa skuadrave edhe të rajonit.


Por, vet lojtari i cili luan me dy këmbët dhe di të luaj në disa pozita për Telegrafin thotë se nuk kishte dilema për zgjedhjen që ka bërë.

“Nuk kishte dilema në asnjë moment kur bëhej fjalë për Prishtinën. Ndihem i nderuar që do të jem pjesë e shtëpisë së kampionëve, klubit më të trofeshëm kosovar. Jam falënderues për mundësinë”, thekson ai.

Për synimet me klubin ai tregon se ato mbeten gjithnjë të njëjta – të rrugëtojë sa më larg me Prishtinën në Ligën e Evropës, të mbrohet Kupa e Kosovës dhe të rikthehet titulli i kampionit në kryeqytet. Të lehtë për të vendimin e bëri projekti futbollistik, ashtu sikurse mundësia e performimit në stadiumin e ri të kryeqytetit.

“Të luaj në stadiumin e ri ishte një mundësi atraktive. Pikërisht shtëpinë e re do ta shfrytëzojmë për të rikthyer titullin e kampionit. Por, së pari do të fillojmë një rrugëtim në kualifiimet e Europa League, ku besoj, duke parë ekipin dhe cilësitë që posedojmë, se mund të shkojmë shumë larg. Ishte projekti futbollistik me në krye trajnerin Josa që e bënë këtë vendim shumë të lehtë. Me Plisat prapa nesh do të luftojmë në të gjitha frontet”, potencoi Korenica.

Korenica në momentin e firmosjes në prani të presidentit, Remzi Ejupi. Foto: PrishtinaFC.com

Më tej rreth karrierës së tij personale, ai thotë se prioritet është performanca ekipore dhe plotësimi i synimeve të klubit.

“Jam në dispozicon të trajnerit dhe të klubit. Ekipi është me lojtarë të mrekullueshëm, me cilësi të ndryshme. Do të jap gjithçka për të arritur objektivat, jam i gatshëm të luaj në të gjitha rolet që kërkon trajneri, pasi vazhdoj të mësoj shumë si nga paraqitjet në Superligë ashtu edhe me përfaqësuesen U-21”, përfundoi mesfushori.

Korenica ishte dy sezone pjesë e Lirisë së Prizrenit, kurse performancat më të mira i pati sezonin e kaluar kur ju besua edhe shiriti i kapitenit te klubi prizrenas edhe pse vetëm 21 vjeç, kurse pritet të zhvillojë edhe dy ndeshjet e mbetura me përfaqësuesen U-21 të Kosovës në kuadër të kualifikimeve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Formacionet zyrtare: Bayern Munich – Real Madrid: Gjithçka gati për klasiken e futbollit evropian

Formacionet zyrtare: Bayern Munich – Real Madrid: Gjithçka gati për klasiken e futbollit evropian

Liga e Kampionëve
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Kimmich shpjegon se si Real Madrid i kalon kundërshtarët e vështirë përkundër se nuk është favorit

Kimmich shpjegon se si Real Madrid i kalon kundërshtarët e vështirë përkundër se nuk është favorit

Liga e Kampionëve
Lajm tragjik për Ngannoun: Vdiq djali i tij 15 muajsh

Lajm tragjik për Ngannoun: Vdiq djali i tij 15 muajsh

Boks
Kalo në kategori