LAJMI I FUNDIT:

Flavio Briatore 67 vjeç shkurorëzohet prej bashkëshortes 30 vjet më të re

Flavio Briatore 67 vjeç shkurorëzohet prej bashkëshortes 30 vjet më të re

Milioneri italian, 67-vjeçari Flavio Briatore, ka njoftuar se është shkurorëzuar nga bashkëshortja 37-vjeçare, Elizabeth Gregory.

Flavio dhe Elizabeth kane kaluar 11 vjet bashkë. Ata u martuan në vitin 2008 dhe në vitin 2010 u bënë me një djalë të pagëzuar me emrin Falck.


Edhe pse shumëkush e parashikoi fundin e lidhjes së tyre, për shkak të ndryshimeve të mëdha në vite, italiani gjithmonë e lavdëronte bashkëshorten para mediave, që është tre dekada më e re se ai.

Megjithëse dukej se dashuria e tyre nuk ka probleme, pa thashetheme mediale vendosën në dhjetor të 2017 t’i japin fund martesës.

Një biznesmen italian pretendon se të dy do të mbeten miq të mirë dhe tani për tani dihet se Elizabeta do të largohet vetëm nga shtëpia e përbashkët.

Pas lajmit mbi ndarjen e tyre, Flavio dhe Elizabeth u shfaqën në media, duke vazhduar normalisht me jetën e tyre.

Milioneri mund të mburret me marrëdhëniet romantike që ka pasur në të kaluarën, ku përfshihen modelja Naomi Kempbel dhe Heidi Klum.

Flavio është babai i 11-vjeçares Hayden, por ajo nuk ka kontakt me të që prej lindjes. /Telegrafi/