eksperti-banner

Flamurtari është kualifikuar në fazën të mëtejme të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll.

"Armata e Kuqezi" ka triumfuar si mysafirë të skuadrës së KEK-ut me rezultat 1-0.


Megjithëse te dyja skuadrat e kërkuan rrugën e golit, pjesa e parë përfundoi pa gola.

lriia Lugu i Baranit - Liria

Në pjesën e dytë, prishtinasit e kërkuan më shumë rrugën e golit dhe këtë ia arritën pesë minuta para përfundimit të takimit.

Ishte sulmuesi Alban Shlivova, i cili realizoi një gol të bukur në minutën e 85-të të ndeshjes, i cili ishte edhe i fitores për Flamurtarin.

Në takimin tjera Liria ka shënuar fitore të thellë, Ballkani minimalisht triumfoi ndaj kundërshtarit gjersa Ferizaj ngadhënjeu në saje të gjashtë golave.

Gjithashtu edhe dy skuadrat e famshme, Besa dhe Vëllaznimi kanë arritur rezultatet pozitive duke fituar në ndeshjet ndaj Vllaznisë (P), gjegjësisht ndaj Drenasit.

Rezultatet: Drenica – Prishtina 0-0 (shkon në vazhdime)
KEK-u – Flamurtari 0-1 Sharri – Gjilani 2-2 (shkon në vazhdime)
Bashkimi (K) – Vëllaznimi 0-3 Istogu – Ramiz Sadiku 3-0 Drenasi – Ballkani 0-1 Dukagjini – Arbëria 3-1 Lugu i Baranit – Liria 0-11 Vllaznia (P) – Besa 1-2 Ferizaj – Vllazëria (Zh) 6-2 Fushë Kosova – Onix 3-2 Kika – Vushtrria 1-0 (Ka nisur nga ora 13:00). /Telegrafi/

telegrafi sport app