Fjolla Morina, “mbretëreshë” në këngën e re (Video)

Këngëtarja, e cila shquhet për guximin në tekstet e këngëve të saj, sapo ka publikuar projektin më të ri muzikor, të cilin e ka titulluar “Queen” dhe ku u bën 'dis' disa prej kolegëve të saj të skenës muzikore.
Fjolla shfaqet me një stil të ri në këngën dhe videoklipin e ri, një projekt që ka kushtuar plot 20 mijë euro.
Nën ritmin e muzikës dance dhe me tekstin të cilin e ka shkruar vetë ajo, Fjolla i bën dis Dafina Zeqirit dhe Tunës, të cilave ua kushton vargjet:
"Sjom ajo tjetra, une boj kesh, e smirrna me Ledra".
"Spres un pi Getav, un e boj vet, se lekt i kom letra".
Ajo po ashtu lëshon thumba edhe për yje të tjera të estradës si Ronela Hajati, Leonora Jakupi, Samanta Karavella, këngët e të cilave kryesisht i realizon Getoar Selimi i Baba Stars.
Muzika e këngës është realizuar nga Kico & Torch, derisa vidoeklipi nga EMF Creative. Në vazhdim Telegrafi sjell videoklipin “Queen”, me Fjolla Morinën në rolin e mbretëreshës së estradës.





























































