Fitore madhështore e Kamikazave

Kamikazët në javën e gjashtë janë përballur me skuadrën Dakaj-M, duke i mposhtur me rezultat të thellë 7:1, dhe kështu kanë treguar edhe njëherë fuqinë që kanë në këtë ligë, transmeton Telegrafi.
Edhe pas javës së gjashtë, Kamikazët mbetën skuadra e vetme pa humbje në ligë duke treguar kështu superioritetin përballë tjerave.
Më meritorët për këtë fitore të thellë të Kamikazëve ishte Bani#99 që shënoi tre gola, Sheqa #33 dy gola, si dhe me nga një gol kontribuan edhe Koki #55 dhe Patri #77. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
19/01/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































