LAJMI I FUNDIT:

Fitore e thellë e Chelseat ndaj PAOK-ut në Stamford Bridges

Fitore e thellë e Chelseat ndaj PAOK-ut në Stamford Bridges
LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 29: Alvaro Morata of Chelsea celebrates after scoring his team's fourth goal with Ethan Ampadu of Chelsea during the UEFA Europa League Group L match between Chelsea and PAOK at Stamford Bridge on November 29, 2018 in London, United Kingdom. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

Chelsea ka marrë fitore të thellë në shtëpi përballë skuadrës greke PAOK.

Ekipi i drejtuar nga Maurizio Sarri ka triumfuar me rezultat të lartë 4-0.

Vetëm pas shtatë minutash lojë PAOK-u mbeti me një futbollist më pak pasi u largua me karton të kuq mbrojtësi Khacheridi.

Goli i parë për Chelsean erdhi në minutën e 27-të me autor Olivier Giroud.

(Photo by Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi francez realizoi golin e dytë personal 10 minuta më vonë, ku me rezultatin 2-0 përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë për 3-0 u përkujdes super talentin anglez Hudson-Odoi që realizoi pasi kaluan një orë lojë.

Ndërkohë për rezultatin përfundimtar shënoi spanjolli Alvaro Morata.

Chelsea kësisoj vazhdon kryesimin në Grupin L me 15 pikë pas pesë takimeve.

Në ndeshjen e fundit në fazën e grupeve londinezët luajnë në udhëtim tek MOL Vidi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Premier League
I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

La Liga
Kalo në kategori