Juventusi ishte dominant dhe kishte një mori rastesh të pa konkretizuara deri në minutën e 43-të, kur Alessandro Del Piero realizoi për 1-0.

Në pjesën e dytë mysafirët përqëndrohen më shumë dhe arrijnë ta barazojnë rezultatin me anë të Rudolf i cili u ndihmua nga Alvarez (57’).


Juventusi në vazhdim bëri presion dhe kur ndeshja po shkonte drejt një barazimi zhgënjyes për Bianconerët, në skenë del Alberto Aquilani që realizoi (79’) për fitoren e madhe të Juventusit.

Roma e mbyti totalisht Cesenan por nuk ia arriti të shënonte deri në minutën e 89-të, kur Fabio Simplicio befasoi të gjithë me golin e fitores për Giallorosët.

Me fitoret e arritura Juventusi e sheh veten në pozitën e katërt me 34 pikë, gjashtë më pak se lideri Milan që në mbrëmje luan ndaj Lecces, përderisa Roma ka 33 pikë në pozitën e pestë. /Telegrafi/

telegrafi sport app